LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjiko bën dedikimin prekës për njeriun e shtrenjtë/ "Amanetet tua do t'i çoj deri në fund"

7 Dhjetor 2022, 10:53, Lifestyle CNA
Gjiko bën dedikimin prekës për njeriun e shtrenjtë/
Gjiko

Reperi i njohur, Gjiko ka bërë një dedikim për artistin e njohur Arlind Gjikolli, pas ndarjes nga jeta.

Mes rreshtave të ndjerë, Gjiko shprehet se Arlindi është një vëlla për të, një shok e mentor i jetës së tij.

Jo vetëm kaq, por Gjiko shkroi se premtimet që i ka dhënë të ndjerit do t’i mbajë dhe amanetin e tij do ta cojë deri në fund.

Postimi i plotë i Gjikos:

Gjikla, po mundona e u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë. Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem. Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga