Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

I vlerësuar shumë për vetitë e tij estetike dhe metalurgjike për mijëra vite përgjatë historisë, ari është ende një nga metalet e çmuara më të kërkuara në botë. Për mirë a keq, ari ka luajtur një rol unik në historinë njerëzore. Por nga vjen ai? Mendimi juaj i parë mund të jetë se nxirret nga një minierë si shumë nga metalet e tjera.
Në fakt origjina e vërtetë e arit është shumë më spektakolare, dhe i paraprin me miliarda vjet ekzistencës së planetit tonë. Aztekët e lashtë besonin se ari ishte në fakt “djersa e diellit”. Edhe pse kjo është vetëm një legjendë, fraza është një metaforë çuditërisht e saktë.
Elementët e rëndë që përbëjnë Tokën, duke përfshirë arin, u formuan në qendër të yjeve. Nëpërmjet shkrirjes së bërthamës, elementët u shkrinë së bashku nën nxehtësi dhe në një presion të fortë. Por krijimi i elementëve shumë të rëndë si ari kërkon një ngjarje edhe më ekstreme: shpërthimin e një supernove.
Në fillim, pas Big Bengut, u formuan vetëm dy elementë: hidrogjeni dhe heliumi. Disa qindra milionë vjet pas Big Bengut, yjet e parë po digjeshin në zjarret e tyre të bërthamës. Këto zjarre shkrinë elementet më të lehta së bashku për të prodhuar elementë pak më të rëndë, dhe këto reaksione bërthamore çliruan një sasi të madhe energjie.
Gradualisht, këta yje të hershëm filluan të prodhojnë elementë gjithnjë e më të rëndë si karboni, azoti dhe oksigjeni, duke u ngjitur në tabelën periodike drejt hekurit. Por në Univers nuk kishte ende ar. Kur këtyre yjeve të mëparshëm i mbaruan elementet e lehta për t’u djegur, ata u futën tek ata më të rënda.
Megjithatë, elementë shumë të rëndë si ari nuk u prodhuan përmes shkrirjes bërthamore.
Ndërsa disa yje masivë arritën në fund të ciklit të tyre të jetës, duke djegur silikon për të prodhuar hekur, ata shpërthyen si një supernovë dhe për disa momente të shkurtra, këta yje që po vdisnin do të lëshonin një energji aq të madhe sa të gjithë yjet e rregullt në atë galaktikë të marrë së bashku.

Ai proces shkaktoi një çlirim aq të madh të energjisë, sa që i shtyu shtresat e jashtme të yllit në hapësirë ??me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Kur këto shtresa ftohen dhe zgjerohen, ato formojnë re gazi dhe pluhuri të njohura si mjegullnaja, të cilat më pas vazhdojnë të formojnë yje dhe planetë të rinj.
Pikërisht brenda këtyre mjegullnajave, elementët, përfshirë arin, farkëtohen përmes një procesi të quajtur ‘kapja e neutronit’. Teksa reja e gazit dhe pluhurit ftohet, protonet dhe neutronet brenda saj fillojnë të kombinohen për të formuar elementë më të rëndë.
Në disa raste, një neutron mund të kapet nga bërthama e një elementi më të lehtë, duke e kthyer atë në një element më të rëndë. Ky proces mund të ndodhë shumë herë, duke formuar përfundimisht elementë të rëndë si ari, të cilët më pas hidhen në Univers, së bashku me mbeturinat e tjera nga ai shpërthim.
Vlerësohet se sasia e arit e pranishme në të gjithë Universin është rreth 50 miliardë tonë. Në Tokë, ari arriti rreth 200 milionë vjet pas formimit të planetit tonë, kur meteoritët e mbushur me ar dhe metale të tjera e bombarduan sipërfaqen e tij, duke u bërë pjesë e kores së planetit.
Por kjo nuk është mënyra e vetme. Gjatë formimit të Tokës, hekuri i shkrirë u fundos në qendër të saj për të krijuar bërthamën. Ajo mori me vete shumicën dërrmuese të metaleve të çmuara të planetit, si arin dhe platinin. Në fakt, në bërthamën e planetit tonë ka aq shumë metale të çmuara si ari sa të mbulojnë të gjithë sipërfaqen e Tokës me një shtresë të trashë 4 metra.
Një tjetër teori në lidhje me formimin e arit, që është sot shumë popullore, është se ky element mund të formohet pas përplasjes së dy yjeve neutronë. Kur shpërbëhet një yll i madh, që është të paktën 8 herë më i madh se Dielli, ai do të lërë pas një bërthamë jashtëzakonisht të dendur.
Kjo bërthamë do të ketë një masë të krahasueshme me një yll të ngjeshur në një objekt me diametër 10 kilometra, apo madhësinë e një qyteti në Tokë. Një mënyrë tjetër për ta parë këtë do të ishte të imagjinoni të ngjishni malin Everest në madhësinë e filxhanin të kafesë.
Në këto dendësi të mëdha, struktura e hapësirës dhe e kohës shtrihet nga fizika ekzotike.
Dy yje neutron në orbita të ndërsjellta, mund të përplasen kur valët gravitacionale bartin energji të mjaftueshme larg sistemit për të destabilizuar orbitën. Kur ndodh kjo gjë, mund të ndodhë një lloj shpërthimi i rrezeve gama, që janë shpërthimet më të fuqishme në Univers. Energjia e madhe do të mjaftonte për të krijuar ar dhe elementë të tjerë të rëndë.
Por cilat veçori e kanë bërë arin një mall kaq të çmuar ende sot e kësaj dite? Së pari, ajo që e bën të çmuar një metal është sasia e paktë në dispozicion. Duke qenë shumë më i rrallë se argjendi apo bakri, dy metale të tjera të nxjerra që nga lashtësia, vlera e arit është proporcionalisht më e madhe.
Së dyti, ari ka disa veti fizike fantastike. Ai nuk njolloset, është shumë i lehtë për t’u përpunuar, mund të përzihet me shumë metale të tjera, mund të shkrihet dhe të derdhet në forma shumë të detajuara dhe ka një ngjyrë të mrekullueshme dhe një shkëlqim të jashtëzakonshëm.
Sot, pjesa më e madhe e arit që është nxjerrë ose ricikluar rishtazi përdoret në prodhimin e bizhuterive. Për shkak se ari vlerësohet shumë dhe është në sasi të pakët, është përdorur prej kohësh si një mjet këmbimi. Përdorimi i parë i njohur i arit në transaksionet monetare daton më shumë se 6000 vjet më parë.
Monedhat e para të arit janë prerë sipas urdhrit të mbretit Kroesus të Lidias (një rajon i Turqisë së sotme) rreth vitit 560 Para Krishtit. Monedhat e arit janë përdorur në transaksione deri në fillim të viteve 1900, kur u bë një normë monedha prej letre.
Por ari shfrytëzohet edhe për vetitë e tij fantastike të përçueshmërisë elektrike. Prandaj ai përdoret tek shumë pajisje elektronike. Këtu përfshihen telefonat celularë, makinat llogaritëse, asistentët personalë dixhitalë, njësitë GPS të pozicionimit global dhe pajisje të tjera.
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
Duket si një pjesëz e shkëputur nga filmat më mbresëlënës ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tatuazhet janë bërë një pjesë e përhapur e kulturës në bot...
Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akulln...
A keni provuar ndonjëherë një frut që vlen qindra mijëra e...
Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejt...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve që flasin një...
Fotografë të natyrës nga e gjithë bota sollën përmes fotog...
Mësoni disa fakte për kufijtë më të pazakontë në vende të ...
Linja ajore "Frontier" ka ofruar një udhëtim falas për...
A keni parë ndonjëherë një foto të dikujt dalë shumë v...
Danuri, sonda e parë hënore e Koresë së Jugut ka dërguar f...
Dorëshkrimi më i madh mesjetar ekzistues, Codex Gigas,...
Një shi meteororësh pritet të bjerë mbrëmjen e sotme. ...
1. Mosplanifikimi Shumë goca mendojnë se ju doni të d...
Londra është shtëpia e disa prej stdiumeve më të njohu...
Pavarësisht nëse i frikësoheni motit me erë ose prisni mën...
Kur këpucët tuaja janë të pista dhe të gërvishtura, mund t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...