Fakte interesante/ Çfarë duhet të dini për kufijtë më të pazakontë që keni parë ndonjëherë
Mësoni disa fakte për kufijtë më të pazakontë në vende të ...

Fotografë të natyrës nga e gjithë bota sollën përmes fotografive vizionin e tyre për planetin Tokë që po ndryshon vazhdimisht, në një konkurs të financuar nga organizata jofitimprurëse mjedisore Mbrojtja e Natyrës. Fotografitë nxjerrin në pah bukurinë dhe disa nga problemet mjedisore të planetit tonë.
Pikat e vesës shkëlqejnë si diamante mbi këtë lule të purpurt.
Një hardhucë duke shijuar ngrohtësinë e diellit në një fushë me turbinat e prodhimit të energjisë nga era.
Dhe një fotografi me dron në një autostradë të izoluar në Tibet tregon një figurë që i ngjan një peme, të krijuar nga erozioni.
Këto janë disa nga imazhet e realizuara nga fotografët që kapin aspekte unike të natyrës, me shpresën për të rritur ndërgjegjësimin për bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë në ndryshim.
Këto fotografi janë në mesin e fituesve në konkursin e organizatës jofitimprurëse Mbrojtja e Natyrës.
Konkursi tërhoqi 100 mijë fotografi nga 196 vende dhe rajone.
“Ky konkurs sjell fotografët e botës në ekranet e kompjuterëve tanë. Ne mund të shohim çdo cep të globit nga këndvështrimi i një personi tjetër”, thotë Alex Snyder nga organizata Mbrojtja e Natyrës.
Florian Ledoux kapi me aparatin e tij një ari polar duke ushqyer këlyshët e saj në një vendbanim të braktisur rus pranë një miniere qymyri në Norvegji.
"Për mua ky imazh është një deklaratë se në të ardhmen, shoqëria jonë mund të shkatërrohet. Dhe kafshët, kafshët e egra, natyra do të vazhdojnë të ekzistojnë", thotë ai.
Coyote Peterson, anëtar i jurisë së konkursit dhe drejtues i programit "Brave Wilderness" në YouTube, zgjodhi imazhin e fotografit Ledoux.
“Çdo aspekt i imazhit përçon një mesazh tepër të fuqishëm. Një kafshë bën gjithçka që është e nevojshme për të mbijetuar. Sfondi nuk ka rëndësi për një kafshë që kujdeset për të vegjlit e saj. Ajo po kujdesej për këlyshët e saj dhe kjo për mua ishte shumë mbresëlënëse”, thotë ai.
Realizimi i fotografisë së këtij leopardi që mban në gojë një majmun të mbytur femër me foshnjën e saj ende të gjallë në gjoks ishte një përvojë tronditëse për fotografin Shafeeq Mulla nga Zambia.
“Kur e publikova për herë të parë këtë foto në Instagram, mora shumë komente negative. Njerëzit më pyesnin ‘Pse nuk e shpëtove majmunin?’ dhe ‘Si mund të jesh kaq mizor?’. Ishte shumë emocionuese dhe gjithashtu zemërthyese. Por si fotografë të kafshëve të egra, ne nuk mund të ndërhyjmë në natyrë”, thotë ai.
Për fotografen Callie Chee, e cila jeton në Australi, gjetja dhe fotografimi i kërpudhave biolumineshente është një përvojë magjike.
Fotografia e saj, e siç i quan ajo "kërpudhave fantazmë" për shkak të shkëlqimit të tyre të gjelbër të veçantë, fitoi vendin e parë në kategorinë fotografive të bimëve dhe kërpudhave.
“Këto kërpudha duken të zakonshme gjatë ditës, por natën, ato janë si një specie krejtësisht e ndryshme. Ato shkëlqejnë. Dhe ndihesh sikur je në një vend zanash kur i fotografon ato natën. Është një përvojë e mahnitshme, pothuajse shpirtërore”, thotë ajo.
Ndonëse çdo foto është unike, të gjitha fotografitë e prezantuara në konkurs shërbejnë si një kujtesë e bukurisë së natyrës, brishtësisë dhe qëndresës së saj. Ato gjithashtu nxjerrin në pah rëndësinë e mbrojtes së mrekullive natyrore./ VOA
Mësoni disa fakte për kufijtë më të pazakontë në vende të ...
Linja ajore "Frontier" ka ofruar një udhëtim falas për...
A keni parë ndonjëherë një foto të dikujt dalë shumë v...
Danuri, sonda e parë hënore e Koresë së Jugut ka dërguar f...
Dorëshkrimi më i madh mesjetar ekzistues, Codex Gigas,...
Një shi meteororësh pritet të bjerë mbrëmjen e sotme. ...
1. Mosplanifikimi Shumë goca mendojnë se ju doni të d...
Londra është shtëpia e disa prej stdiumeve më të njohu...
Pavarësisht nëse i frikësoheni motit me erë ose prisni mën...
Kur këpucët tuaja janë të pista dhe të gërvishtura, mund t...
Qefini i Torinos është një pëlhurë prej liri, e cila ...
Nëse vazhdimisht shtyni alarmin në mëngjes, mund të je...
Prej disa ditësh rrjetet kryesore sociale, sidomos në Ital...
Nisja e një viti të ri dhe lënia pas e një viti tjetër shp...
Kur flitet për mitologjinë antike, mund të jetë ndonjëherë...
Guatemala Guatemala ka kohë që ka mbetur në hije në...
A e ndaluam përdorimin e drogës për gjërat që kanë rëndësi...
Çokollata prodhohet nga fermentimi, tharja, pjekja dhe blu...
Çdo njeri bie në dashuri në mënyra të ndryshme, e madj...
Këtë vit, njerëzimi hodhi një vështrim në univers në n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...