LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroret, nën presion/ Eugen Beci: Krimi i organizuar nuk kanos me plumba, por me zarfe

3 Tetor 2023, 21:57, Kronika CNA
Prokuroret, nën presion/ Eugen Beci: Krimi i organizuar nuk kanos me
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci

Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci bëri një deklaratë të fortë, teksa foli për dy prokuroret e kërcënuara nga grupi kriminal i Laert Haxhiut, të cilat morën mbrojtje nga autoritetet.

Beci tha në një intervistë me Alba Alishanin se organet e drejtësisë duhet të ruhen nga kërcënimet që pengojnë punën e tyre.

Ai deklaroi se tashmë nuk kërcënon më me plumba, por kërcënon me zarfe, me reforma dhe me transferime.

“Kërcënime të tilla, ka patur dhe do të ketë kur krimi i organizuar ka shtrirë tentakulat në çdo pjesë të shoqërisë sonë. Do ketë dhe fatura të tilla, por nuk duhet të harrojmë që kërcënime të tilla, ka patur dhe do të ketë. E rëndësishme është sa fuqi ka shteti të përballojë këto lloj kanosjesh. Nëse koordinohet puna me organet ligjzbatuese do ketë një përkujdesje të shtuar për organet e drejtësisë.

Kjo kanosje vjen nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner. E rëndësishme është që organet e drejtësisë të ruhen nga kanosjet me zarfe që pengojnë punën e vërtetë të drejtësisë.  Krimi i organizuar ka evoluar dhe nuk kanos më siç kanos krimi i rrugës, krimi ordiner, apo një vrasës. Krimi i organizuar nuk kanos më me plumba, kanos me reforma, me transferime, me institucione që kërcënojnë punën e një strukture siç është SPAK”, tha Beci./ CNA

Lajmet e fundit nga