LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Skrapar/ Vetëvaret 55-vjeçari

3 Tetor 2023, 16:44, Kronika CNA
E rëndë në Skrapar/ Vetëvaret 55-vjeçari
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Skrapar, ku i ka dhënë fund jetës një person.

Bëhet fjalë për 55-vjeçarin me iniciale V. Z. nga fshati Valë. Ai është gjetur nga të afërmit i vetëvarur me litar në një pemë ulliri, pranë kasolles së bagëtive.

Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit të Beratit.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë./ CNA

Lajmet e fundit nga