LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasen dy makina në Durrës/ Përfundojnë në spital tre persona

26 Mars 2023, 10:26, Kronika CNA
Përplasen dy makina në Durrës/ Përfundojnë në
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B., dhe shtetasi  M. B.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga