Plagosja me thikë në Përmet/ Arrestohet 17-vjeçari
Sherri mes dy të rinjve në Përmet ka degraduar deri në...

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në kuadër të operacionit “Dinarët” ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë-Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv/pasiv” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative nga AMP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e luftës kundër krimit ekonomik dhe njësinë operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kapën në flagrancë shtetasit J. H., B. H. dhe F. G.
Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimore të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë-Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore. Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se shtetasit e mësipërm janë favorizuar kundrejt shumave në para nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier pranë kësaj pike kufitare.
Për sa më sipër nga AMP në bashkëpunim me DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, për:
- Inspektor A. H., 43 vjeç, ndihmës/specialist kontrollor në PKK Qafë-Thanë.
- Inspektor F. M., 38 vjeç, trupë shërbimi në PKK Qafë-Thanë.
- V. B., 53 vjeç, me detyrë doganier pranë degës doganore Qafë-Thanë.
- J. P., 45vjeç, me detyrë doganier pranë degës doganore Qafë-Thanë.
Po ashtu në vijim të veprimeve paraprake hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal shtetasit:
- J. H., 37 vjeç, banues në Librazhd
- B. H., 38 vjeç, banuese në Librazhd
- F. G., 22 vjeç, banues në Librazhd
Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë në bashkëpunim me punonjësit e doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundërligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambientet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimore dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Sherri mes dy të rinjve në Përmet ka degraduar deri në...
Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ancona, Itali, p...
Pas mesnate, në lagjen “9 Nëntori” në Delvinë ka rënë ...
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italia...
Një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap me 5 kilogramë ko...
Artist, reper apo kriminel? Figura enigmatike dhe s...
Një sipërfaqe pylli me pisha është përfshirë nga flakë...
Ditën e djeshme ka pasur aksion për gjetjen e sendeve ...
Një fabrikë peleti në Maliq është përfshirë nga flakët. S...
Operacioni i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të R...
Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën e anëtarit të bandës ...
Shtetasi me inicialet I.P, 51 vjeç, ka denoncuar në polici...
Policia e Tiranës ka goditur një rast të mbajtjes së ambi...
Arsenal armësh janë zbuluar në Tiranë. Sipas asaj që ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor, Belsh...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin që përfs...
Dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fus...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet si dhe ka d...
Detaje të reja janë zbardhur rreth zjarrit në Astir, nga i...
Shtetasja me inicialet V.P ka kallëzuar në polici se vëlla...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...