
Ish-këshilltari i ish-ministres së jashtme, Olta Xhaçka, Amant Josifi, është arrestuar në Dubai për mashtrime me Call Centeer, për llogari të autoriteteve spanjolle.
Për arrestimin e Josifit ka folur pasditen e sotme gazetari Elkier Bushkolaj.
Ai deklaroi në një dalje televizive se ish-këshiltari i Xhaçkës mundi t’i shpëtojë prangave në nëntor të vitit të kaluar për shkak të lidhjeve të forta që kishte në të gjitha rangjet.
Sipas tij, njëri nga 4 bashkëpunëtorët e Josifit, të arrestuar nga policia, ka zbërthyer pothuajse të gjithë skemën e mashtrimit të rreth 200 mijë qytetarëve.
“Ai ka qenë këshilltar në ministrinë e mbrojtjes në periudhën 2017-2020 që përkon me kohën kur Olta Xhaçka ishte ministre mbrojtjeje. Përgjatë kësaj periudhe, në Spanjë, në vitin 2018 ka nisur një hetim i iniciuar pas hetimeve të qytetarëve Spanjollë të cilët ishin mashtruar nga kompani, të cilat i nxisin të investojnë në bursa.
Bëhet fjalë për një grup kompanish të lidhura me ‘Forex’, kompani të call center-ave të cilën qendrën e kishin në Kiev. Pjesë e kësaj mendohet të ketë qenë edhe zoti Josif. Kanë kryer mashtrime tek rreth 200 mijë qytetarë, kryesisht në Spanjë, Gjermani dhe vende të tjera të BE. Në nëntor të vitit të kaluar kanë kryer një operacion në Shqipëri.
Kanë ardhur pikërisht për arrestimin e Armant Josifit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Josifi mundi t’i shpëtonte arrestimit, mesa duket kjo për shkak të dekonspirimit dhe lidhjeve shumë të forta që ai kishte pothuajse në të gjitha rangjet, por 4 bashkëpunëtorë të tij ranë në pranga. Në dëshminë e tij njëri prej tyre e ka zbërthyer pothuajse të gjithë skemën sesi binin në grackën e mashtrimit qytetarë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, që përgjithësisht ishin moshat e treta, të cilët kanë humbur kursimet e gjithë jetës.
Gazeta spanjolle e përshkruan Josifin si një njeri me lidhje shumë të forta të cilat shkonin deri në rangjet më të larta të qeverisë. Përpos faktit që ai ishte këshilltar në ministrinë e mbrojtjes, ishte vetëm 26 vjeç dhe lidhej me çështje që lidheshin me NATO-n”, theksoi gazetari./ CNA
Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni polic...
Flakët në pallatin pranë ish-parkut të Autobusëve vijon të...
Zjarri pranë ish-Parkut të Autobusëve vijon të përparojë m...
Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale R.S...
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar në disa qy...
Shtetasi Islam Binjaku, i dënuar me 10 vite burg për drogë...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë në qeli, është denoncuar ...
Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 16...
Një sherr ka ndodhur mes dy kushërinjve mbrëmjen e dje...
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 6 persona G. Ll., R...
Policia e Tiranës ka njoftuar se mesditën e së mërkurës nj...
Policia ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale A.T. , pasi k...
Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku droge në...
Policia në Kamëz ka arrestuar 2 persona E. M., 21 vjeç dhe...
Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2 mijë kilogramë ko...
Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë një ngjarje krim...
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vlorë, ku p...
Jashar Maja i cili pak kohë më parë u dhunua në mënyrë...
Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se kishte arrestuar një 3...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë nj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...