Mali i Zi goditet nga tërmeti 4.7 ballë
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter u...

Kievi ka hapur "online" Regjistrin e Dëmeve dhe u ka bërë thirrje ukrainasve “të kërkojnë kompensim për dëmet apo shkatërrimin e pronave të banimit” që janë shkaktuar gjatë pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Përmes një postimi në "X", që më herët njihej si "Twitter", Kuleba shkroi se gjatë adresimit në Konferencën në Hagë më 2 prill, ai theksoi se “ukrainasit kanë nevojë për drejtësi tani. Jo në një të ardhme të largët”.
Në deklaratën përfundimtare të konferencës për Drejtësi për Ukrainën, përfaqësuesit e 44 shteteve dënuan “aktet e agresionit nga Federata Ruse kundër Ukrainës” dhe konfirmuan zotimin e tyre për krijimin e një “tribunali të posaçëm për hetimin dhe ndjekjen e krimit të agresionit kundër Ukrainës”.
Në deklaratë u tha se Rusia duhet të përballet me të gjitha “pasojat ligjore për të gjitha aktet e saj të paligjshme ndërkombëtare... përfshirë reparacionin për lëndimet apo çdo dëm të shkaktuar nga këto akte”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm i Holandës, Hanke Bruins Slot, që ishte nikoqir i konferencës, lavdëroi regjistrin e krijuar nga Kievi, duke thënë se ishte një përparim “për të arritur deri te llogaridhënia dhe kompensimi”.
Më 3 prill, Kuleba merr pjesë në takimin e kryediplomatëve të NATO-s në Bruksel. Takimi mbahet një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, propozoi krijimin e një fondi pesëvjeçar në vlerë prej 100 miliardë dollarësh për t’i ofruar armë Ukrainës.
Një burim nga NATO i tha gazetarëve se “ministrat e Jashtëm do të diskutojnë për mënyrën më të mirë të organizimit të mbështetjes së NATO-s për Ukrainën, për ta bërë mbështetjen më të fuqishme, më të parashikueshme dhe afatgjatë”.
Megjithatë, për këtë fond nuk pritet të merren vendime deri në samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik në Uashington të Shteteve të Bashkuara./ REL
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter u...
Partia Republikane Popullore (CHP) fitoi zgjedhjet lok...
Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë të...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur së fundmi...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një pak...
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka bërë ndryshime në...
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter është ...
Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha të martën se Kosova d...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ...
Tajvani është goditur së fundmi nga tërmeti i tij më i...
Vlera e dëmit të krimeve ekonomike shkon në miliarda e...
"Sipas llogarive rreth 155 miliardë dollarë, kaq të larta ...
Një tërmet goditi bregun lindor të Tajvanit. Sipas faqes s...
Policia e Trentino-s ka arrestuar tre shqiptarë për po...
Mesazhi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që flist...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko foli ...
Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi...
Presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje sot votu...
Nga Parisi, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, Sekr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...