Moska ndërron komandantët e marinës ruse
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka bërë ndryshime në...

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ndihme ushtarake pesëvjeçare për Ukrainën me vlerën 100 miliardë euro, çka do t’i mundësonte aleancës perëndimore një rol më të drejtpërdrejtë të mbështetjes për Kievin, thanë pesë diplomatë të martën.
Sipas planit, NATO-ja do të merrte përsipër disa nga detyrat koordinuese të koalicionit "Ad-Hoc", i njohur si grupi Ramstein, një hap që do të mbronte pjesërisht çdo shkurtim të mbështetjes amerikane nëse Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, thanë diplomatët.
Propozimi pritet të diskutohet në një takim dyditor të ministrave të jashtëm të NATO-s të mërkurën dhe të enjten, me synimin për të finalizuar një paketë në prag të takimit të lartë të NATO-s në Uashington në muajin korrik.
Deri më tani, NATO-ja si organizatë nuk e ka ndihmuar Ukrainën me armatime nga droja se një rol i drejtpërdrejtë mund të shkaktojë një përshkallëzim të tensioneve me Rusinë. Shumica e vendeve anëtare të aleancës i ofrojnë Ukrainës ndihma ushtarake në baza dypalëshe.
Por diplomatët thanë se brenda aleancës po shtohet mbështetja për idenë që NATO-ja ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën në aspektin afatgjatë dhe se aleanca mund ta marrë përsipër pjesën më të madhe të këtij roli.
Në bazë të planit, NATO-ja do të krijonte një mision për Ukrainën, megjithëse ishte ende e paqartë nëse misioni do të vepronte brenda vendit, thanë diplomatët. Disa shtete ishin të kujdesshme edhe në emërtimin e operacionit si mision.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se plani është pjesërisht "për t’u mbrojtur kundër erërave të ndryshimeve politike" në çdo vend anëtar të NATO-s.
NATO-ja nuk pranoi të komentonte në detaje lidhur me propozimet e zotit Stoltenberg, por një zyrtar i aleancës tha se ministrat e jashtëm do të "diskutojnë mënyrën më të mirë për të organizuar mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, për ta bërë atë më të fuqishme, të parashikueshme dhe të qëndrueshme".
“Asnjë vendim përfundimtar nuk do të merret në takimet ministrore të prillit dhe diskutimet do të vazhdojnë ndërsa i afrohemi takimit të nivelit të lartë në Uashington në korrik”, tha zyrtari, i cili kërkoi që të mbetej anonim.
Diplomatët thanë se diskutimet mbi propozimin ishin në një fazë të hershme dhe ishte e paqartë nëse do të miratohej shuma prej 100 miliardë eurosh apo si do të financohej. Të gjitha vendimet e NATO-s kërkojnë konsensus nga 32 vendet anëtare të aleancës./VOA
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka bërë ndryshime në...
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter është ...
Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha të martën se Kosova d...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ...
Tajvani është goditur së fundmi nga tërmeti i tij më i...
Vlera e dëmit të krimeve ekonomike shkon në miliarda e...
"Sipas llogarive rreth 155 miliardë dollarë, kaq të larta ...
Një tërmet goditi bregun lindor të Tajvanit. Sipas faqes s...
Policia e Trentino-s ka arrestuar tre shqiptarë për po...
Mesazhi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që flist...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko foli ...
Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi...
Presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje sot votu...
Nga Parisi, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, Sekr...
Katër fëmijë humbën jetën dhe dymbëdhjetë u plagosën, ...
Plazhistët janë habitur kur kanë gjetur pako kokaine t...
Mëngjesin e sotëm, një 12-vjeçar qëlloi dhe plagosi tr...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli sot në ...
Një shpërthim i frikshëm ndodhi në katin e parë të një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...