"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

"Sipas llogarive rreth 155 miliardë dollarë, kaq të larta janë kostot për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës në infrastrukturë deri në janar të këtij viti." Kështu u shpreh ministrja e Jashtme holandeze, Hanke Bruins Slot në ceremoninë e hapjes së konferencës "Rivendosja e Drejtësisë për Ukrainën" të martën (02.04.) në Hagë. Më shumë se 200.000 ndërtesa, gati 4000 shkolla dhe 400 spitale janë shkatërruar.
Sipas BE, Ukraina ka nevojë për rreth 450 miliardë euro për rindërtimin. Më e rëndë se çështja e shkatërrimit peshoi në konferencë çështja se si të vihet Rusia para përgjegjësisë ligjore. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, Andriy Kostin, në tërësi janë regjistruar 125.000 raste të krimeve të dyshuara të luftës. Mes tyre llogariten edhe krimet në Butsha para dy vjetësh. "Isha në Butsha para dy ditësh, një qytet që është kthyer në simbol të së keqes ruse për të gjithë luftën. Të gjithë e kujtojnë se si dukeshin rrugët e Butshas, pasi u larguan pushtuesit rusë.", tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski në një mesazh me video për konferencën. Rusia i mohon këto krime lufte dhe pretendon se në Butsha janë bërë inskenime.

Në konferencën e Hagës për Ukrainën u përfaqësuan më shumë se 60 krerë shtetesh e qeverish, shumica nga vendet europiane, por edhe nga SHBA, Japonia e Kanadaja. Ata u takuan me përfaqësues të Këshillit të Europës, të institucioneve të BE, Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe përfaqësues nga sistemi i drejtësisë në Ukrainë. Konferenca u mbyll me një deklaratë të 44 shteteve, në të cilën kërkohet që Rusia të paguajë për sulmin dhe të dalë para përgjegjësisë për shkak sulmit agresor ndaj Ukrainës. "Kjo është detyra jonë e përbashkët, t'i japim fund epokës së pandëshkimit rus", theksoi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Pjesëmarrësit përshëndetën si një nga rezultatet e konferencës, që ukrainaset e ukrainasit përmes celularit mund të regjistrojnë dëmet në shtëpitë e tyre. Kjo është e mundur me një aplikacion që përdoret ndërkohë nga autoritetet e vendit. Që vitin e kaluar në një samit të Këshillit të Europës u hap regjistri për dëmet e luftës. Sipas KE pritet që të ngrihen 300.000 deri në 600.000 pretendime. Por nuk është sqaruar ende se si duhet të kompensohen dëmet. Së pari duhet të krijohet mekanizmi për kompensimin e tyre. Fondet për kompensimin, sipas së drejtës ndërkombëtare, duhet të vijnë nga Rusia, tha Marian Kliuçkovskyi për DW, drejtues i regjistrit të dëmeve për Ukrainën. Se si do të bëhet kjo është ende e hapur.
Sipas ministres së Jashtme holandeze Bruins, në konferencë ka patur impulse politike, si mund të krijohet një mekanizëm i tillë kompensimi. Diskutohet edhe si mund të përdoren asetet e ngrira të pasurive ruse, apo të paktën fitimet prej tyre.

Një tjetër çështje e hapur është ajo e krijimit të një tribunali të posaçëm për Ukrainën, ku do të trajtohet krimi i agresionit luftarak ndaj një vendi. Të 44 pjesëmarrësit e konferencës në deklaratën përfundimtare kanë theksuar, se janë të vendosur të punojnë për ngritjen e një tribunali të posaçëm për përndjekjen ligjore të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Dideir Reynders, komisioneri i BE për çështjet juridike u shpreh optimist në bisedë me DW, se një tribunal i tillë i posaçëm mund të ngrihet deri në fund të vitit. Po rruga deri aty është e gjatë. Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Kuleba ka qëndrime të ndryshme për çështjen, se si mund t'i hiqet imuniteti elitës politike ruse.
Që tani ka procedura ligjore të hapura në Ukrainë, tha Prokurori i Përgjithshëm ukrainas, Andriy Kostin në konferencë. Janë identifikuar 551 persona që dyshohen për krime lufte. Prej tyre 373 janë akuzuar, dhe 104 janë dënuar nga gjykatat ukrainase- Edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka nxjerrë fletëarreste ndërkombëtare për persona të caktuar nga Rusia të dyshuar për krime lufte, një prej tyre është vetë presidenti rus, Vladimir Putin./ DW
Një tërmet goditi bregun lindor të Tajvanit. Sipas faqes s...
Policia e Trentino-s ka arrestuar tre shqiptarë për po...
Mesazhi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, që flist...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko foli ...
Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi...
Presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje sot votu...
Nga Parisi, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, Sekr...
Katër fëmijë humbën jetën dhe dymbëdhjetë u plagosën, ...
Plazhistët janë habitur kur kanë gjetur pako kokaine t...
Mëngjesin e sotëm, një 12-vjeçar qëlloi dhe plagosi tr...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli sot në ...
Një shpërthim i frikshëm ndodhi në katin e parë të një...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar me u...
Media britanike "The Sun" raporton se bandat shqiptare...
Një nga personat më të kërkuar në Mbretërinë e Bashkua...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mori sot pë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka t...
Një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagos...
Koreja e Veriut e ka shkrepur dhe testuar një raketë balis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...