Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mori sot përgjegjësinë për sulmin që shkaktoi vrasjen e shtatë punonjësve ndërkombëtarë të ndihmave, duke e quajtur atë “një incident tragjik të paqëllimshëm.”
Organizata bamirëse ‘World Central Kitchen’ njoftoi sot se punonjësit e saj humanitarë u sulmuan derisa po shpërndanin ndihma ushqimore që kjo organizatë kishte dërguar në Gazë, ku qindra mijëra palestinezë po përballen me urinë e shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër grupit militant Hamas.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se zyrtarët izraelitë po hetojnë rrethanat e sulmit të mbrëmshëm ndaj një autokolone me punonjës humanitarë që po shpërndanin ndihma ushqimore në Gazë.
“Fatkeqësisht, gjatë ditës së djeshme ndodhi një incident tragjik për shkak të një sulmi të paqëllimshëm të forcave tona ndaj njerëzve të pafajshëm në Rripin e Gazës. Këto janë gjëra që ndodhin në luftë. Po bëjmë hetime të plota. Do të bëjmë çmos që incidente të tilla të mos përsëriten,” deklaroi ai.
Në mesin e punonjësve të ndihmave të vrara nga sulmi i dyshuar izraelit janë tre shtetas britanikë, një australian, një polak, dhe një punonjës me dy shtetësi amerikane dhe kanadeze, si dhe shoferi i tyre palestinez, sipas të dhënave të spitalit.
Të gjithë të vrarët ishin punonjës të organizatës bamirëse ‘World Central Kitchen’ dhe sipas zyrtarëve të saj, në momentin e sulmit ishin duke shpërndarë ushqimet që u futën në Gazë përmes detit. Ata kishin veshur rroba me shenjën e organizatës.
Një palestinez afër vendit ku ndodhi sulmi e përshkruan kështu ngjarjen.
“Tenda ime është 100-150 metra nga këtu. Kur dëgjuam sulmin, erdhëm me vrap. Gjetëm njerëzit që po i afroheshin makinës. Është në natyrën tonë të ndërhyjmë dhe të përpiqemi t’u ndihmojmë atyre brenda. E kuptuam që njëri nga të plagosurit, brenda makinës, ishte i huaj. Ishin katër heronj, martirë, njerëz të guximshëm, që erdhën me mision humanitar nga ana tjetër e botës për t’u ndihmuar njerëzve nën okupim. Kishin marrë plagët të rënda dhe vdiqën shpejt,” tha palestinezi Nael Eliyan.
Organizata ‘World Central Kitchen’ tha përmes një njoftimi se ekipi i saj po udhëtonte në një zonë jashtë vijave të frontit me dy makina të blinduara, të identifikuara me simbolin e organizatës dhe një makinë të tretë të pa blinduar.
“Megjithëse i kishim koordinuar lëvizjet me ushtrinë izraelite, autokolona u godit ndërkohë që po largohej nga depoja në Deir al-Balah, ku ekipi ynë shkarkoi mbi 100 tonë ndihma humanitare ushqimore që ishin dërguar në Gazë përmes rrugëve detare,” thuhet në kumtesën e organizatës.
Trupat e punonjësve u dërguan në morgun e spitalit në Deir al Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe pastaj u transportuan në spitalin e Rafahut, pranë kufirit me Egjiptin.
Organizata bamirëse e ushqimit, e themeluar nga kuzhinieri me famë botërore Jose Andres, njoftoi se i pezulloi menjëherë veprimtarinë e saj në këtë rajon.
Disa nga kolegët e punonjësve të vrarë u mblodhën të martën në spitalin e Rafahut.
Sulmi ndaj punonjësve të ndihmave ka gjasa të rëndojë edhe më shumë përpjekjet për të dërguar ndihmë përmes detit në Gazë në një kohë që Izraeli ka kufizuar futjen e ndihmës në pjesë veriore të territorit, ku ekspertët thonë se popullata e mbetur është buzë urisë./VOA
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka t...
Një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagos...
Koreja e Veriut e ka shkrepur dhe testuar një raketë balis...
Numri i udhëtarëve që përdorin aeroportin e Prishtinës “Ad...
Shtatë punonjës të ndihmës, duke përfshirë një shtetas...
Shumë njerëz u vranë, përfshirë një komandant të Trupave t...
Ligji i lejon kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Kabinet...
Patrick Rautenberg shikon me kujdes trafikun në A94 afër M...
Vjedhja e informacioneve private të miliona klientëve aktu...
“Po pezulloj fushatën time”. Ky ishte mesazhi i sotëm...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bised...
Në dekadën e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vë...
Sekretari Blinken do ta nisë turin e tij në Paris ku pritet ...
Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në s...
Pesë persona humbën jetën ditën e sotme në jug të Polonisë...
Konsullata e Iranit dhe rezidenca e ambasadorit iranian në...
Mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë për të protestuar kund...
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka deklar...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ringjalli të h...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...