LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë vetëm në janar-shkurt

2 Prill 2024, 12:39, Kosova & Bota CNA

Rritet numri i udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës, mbi

Numri i udhëtarëve që përdorin aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për të fluturuar drejt vendeve tjera, ka shënuar ngritje për muajt janar e shkurt të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa destinacionet më të kërkuara janë Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria.

Zyrtarë të këtij aeroporti thonë se vetëm për dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar mbi gjysmë milioni udhëtarë.

“Në muajin janar të vitit 2024 në krahasim me janarin e vitit 2023, kemi rreth 22 për qind në numër më të madh të udhëtarëve. Ndërkaq, në muajin shkurt kemi rreth 38 për qind më shumë udhëtarë sesa 2023.

Në muajin janar dhe shkurt kanë udhëtuar, vajtje-ardhje mbi gjysmë milioni udhëtarë. Destinacioni, i cili po vizitohet më së shumti, akoma mbetet shteti zviceran, pasuar nga Gjermania, Turqia, Austria, e kështu me radhë”.

Tashmë janë shtuar edhe disa destinacione për këtë vit me qëllim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve.

“Sa u përket destinacioneve shtesë, ne gjatë këtij viti do të kemi destinacionin e Burgasit, Heraklion, më pas Kopenhagën, kemi Riga, po ashtu destinancionin për në qytetin e Izmirit. Kemi po ashtu edhe shtimin e një kompanie ajrore”.

Në muajin janar rritja e numrit të udhëtarëve është 22 për qind, teksa rritje ka shënuar edhe muaji shkurt 38 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Monitor

 

Lajmet e fundit nga