Kontrabanda e qenieve njerëzore rëndon gjyqësorin gjerman
Patrick Rautenberg shikon me kujdes trafikun në A94 afër M...

Ligji i lejon kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Kabinetit të Sigurisë të ndalojë për 45 ditë veprimtarinë e gazetarëve dhe të bllokojë sinjalin dhe transmetimet e televizionit shtetëror të Katarit, "Al Jazeera", në Izrael. Ky ndalim mund të ripërtërihet dhe do të jetë në fuqi deri në fund të korrikut, ose deri në fund të operacioneve të mëdha ushtarake në Rripin e Gazës.
Ministri i Komunikimit, Shlomo Karai, akuzoi "Al Jazeera"-n për inkurajim të armiqësive kundër Izraelit. "Është e pamundur të tolerohet një media, me kredenciale shtypi nga zyra e shtypit e qeverisë dhe me zyra në Izrael, që të veprojë nga brenda kundër nesh, sigurisht në kohë lufte”, tha ai.

Sipas ligjit qeveria mund të urdhërojë mbylljen e një televizioni, konfiskimin e pajisjeve, heqjen e kanalit nga ofruesit kabllorë dhe satelitorë dhe bllokimin e faqes së tij të internetit, njoftoi faqja izraelite e lajmeve "Ynet".
Organizata për lirinë e shtypit "Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve" (Committee to Protect Journalists, CJS) deklaroi se është tejet e shqetësuar lidhur me planet e Izraelit për të bllokuar në Izrael sinjalin dhe transmetimet e televizionit shtetëror të Katarit, "Al Jazeera".

Drejtori i programit të CPJ-së, Carlos Martinez de la Serna, tha se "Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është thellësisht i shqetësuar lidhur me legjislacioni e ri që i jep qeverisë autoritetin për të mbyllur 'Al Jazeera'-n në Izrael."
Martinez de la Serna shtoi se "Ligji i jep qeverisë fuqinë për të mbyllur çdo media të huaj që vepron në Izrael, gjë që paraqet një kërcënim të rëndësishëm për mediat ndërkombëtare brenda vendit. Ky hap kontribuon për një klimë vetëcensure dhe armiqësie ndaj shtypit, një prirje, e cila është përshkallëzuar që kur filloi lufta Izrael-Gaza”.

"Al Jazeera", e quajti vendimin izraelit një "përshkallëzim" që "vjen si pjesë e një serie sulmesh sistematike nga Izraeli për ta bërë 'Al Jazeera'-t të heshtë."
"Al Jazeera" i hodhi poshtë akuzat se ka dëmtuar sigurinë e Izraelit duke i quajtuar ato "gënjeshtra të rrezikshme dhe qesharake" që vënë në rrezik gazetarët.
"Al Jazeera", e cila raporton 24 orë në ditë gjatë gjithë luftës, i ka kritikuar ashpër operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë. "Al Jazeera" tha se autoritetet izraelite kanë vënë në shënjestër dhe vrarë qëllimisht disa nga gazetarët e saj, ndër ta edhe Samer Abu Daqa dhe Hamza AlDahdoh, të dy të vrarë në Gazë gjatë konfliktit. Izraeli thotë se nuk vë në shënjestër gazetarët./ DW
Patrick Rautenberg shikon me kujdes trafikun në A94 afër M...
Vjedhja e informacioneve private të miliona klientëve aktu...
“Po pezulloj fushatën time”. Ky ishte mesazhi i sotëm...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bised...
Në dekadën e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor janë vë...
Sekretari Blinken do ta nisë turin e tij në Paris ku pritet ...
Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në s...
Pesë persona humbën jetën ditën e sotme në jug të Polonisë...
Konsullata e Iranit dhe rezidenca e ambasadorit iranian në...
Mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë për të protestuar kund...
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka deklar...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ringjalli të h...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Hakerët kanë vjedhur bazën e të dhënave të të burgosurve r...
Mediat maqedonase raportojnë se gjatë ditës së sotme k...
Rusia ka përdorur pesë raketa hipersonike Zircon për të su...
Si shumë festa të tjera, Pashkët janë një nga periudhat më...
Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali më i madh i Gazës h...
Punonjësit rusë të emergjencës përfunduan të hënën një ope...
Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evrop...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...