Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

"Shtëpia Ruse" në Berlin është institucioni më i madh kulturor shtetëror i Rusisë në Evropë. Misioni i saj është të përhapë kulturën dhe gjuhën ruse. Qendra u hap në vitin 1984 në kryeqytetin e atëhershëm të RDGJ-së si "Shtëpia e Shkencës dhe Kulturës Sovjetike". Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës "Shtëpitë ruse" në Rumani, Slloveni, Sllovaki, Kroacidhe Maqedoninë e Veriutjanë mbyllur. Edhe në Berlin aktivistët ukrainas kanë demonstruar disa herë kundër "Shtëpisë Ruse" duke kërkuar mbylljen e saj, por pa sukses.
Institucioni kulturor drejtohet nga Rossotrudnichestvo, një autoritet rus që është në listën e sanksioneve të BE. Në faqen e tijj thuhet se ai është i përfaqësuar në 80 vende të botës me 87 degë, të cilat quhen jozyrtarisht "Shtëpitë Ruse" që nga viti 2021.
Megjithatë drejtori i "Shtëpisë Ruse" në Berlin, Pavel Isvolsky, shpjegon se sanksionet e BE kundër Rossotrudnichestvo nuk vlejnë për "Shtëpinë Ruse". Sepse "Shtëpia Ruse" është një person juridik i pavarur dhe nuk përmendet fare në listat e sanksioneve të BE. "Fakti që "Shtëpia Ruse” financohet nga Rossotrudnichestvo nuk do të thotë se shtëpia i nënshtrohet sanksioneve të vendosura kundër Rossotrudnichestvo”, tha ai për DW. Ai bazohet në një letër të avokatit nga Berlini Bertrand Malmendier, i cili jo vetëm përfaqësoi kompaninë ruse të naftës Rosneft në gjykatat gjermane në vitin 2022, por mbrojti edhe Viktor Medvedchuk në Ukrainë, një politikan pro rus atje dhe i besuar i ngushtë i Vladimir Putin.

"Kjo është një çështje e pakëndshme, sepse të jep përshtypjen se Republika Federale e Gjermanisë nuk po zbaton realisht sanksionet e vendosura nga BE dhe të cilat duhet të zbatohen edhe në Gjermani si e drejtë menjëherë e zbatueshme”, thotë avokati Patrick Heinemann për DW. Ai përfaqëson ish-deputetin e Bundestagut nga partia e gjelbër Volker Beck. Në fillim të vitit 2023 Beck paraqiti një ankesë kundër "Shtëpisë Ruse" për shkelje të dyshuara të ligjit të tregtisë së jashtme. Megjithatë prokuroria e Berlinit e ka ndaluar hetimin. Arsyeja: "Përgjegjësit kanë status diplomatik”.
Por tani Bertrand Malmendier ka bërë një ankesë kundër Volker Beck për dyshime të rreme. Në fillim të vitit 2023 Beck shkruante: "Nuk duhet të ndodhë që ndërsa njerëzit në Ukrainë po vriten nga ushtria ruse dhe qytetet ukrainase po bëhen shkrumb e hi, ambasadat kulturore të Putinit të organizojnë simpati për Kremlinin. Kjo duhet të marrë fund. . (...) Shtëpia ndoshta mund të gjente një kuptim të ri si qendër e ekzilit rus dhe bjellorus."

"Shtëpia Ruse" ka në krah jo vetëm një avokat të njohur, por edhe Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane, drejtori i të cilit i shkroi sektorit të sanksioneve financiare të Bankës Federale Gjermane, Bundesbank, në mes të tetorit (letra është në dispozicion të DW). Në këtë letër thuhej se mbështesim "pa rezerva" sanksionet kundër Rusisë për luftën kundër Ukrainës, por se sanksionet kundër qendrës së kulturës ruse janë të gabuara. Ata "çojnë ujë në mullirin e propagandës ruse", e cila pretendon se Perëndimi në tërësi e sheh Rusinë si armik. "Ne i konsiderojmë sanksionet kundër "Shtëpisë Ruse” dhe ngrirjen e llogarive si absolutisht të gabuara”, shkruan drejtori i Komitetit Lindor, Michael Harms.
A janë vërtet të bllokuara llogaritë e "Shtëpisë Ruse"? Zyra e shtypit e Bundesbank refuzon të japë informacion për këtë. I vetmi konfirmim indirekt i kësaj është deklarata e zëdhënëses së Ministres së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në fillim të vitit 2023 ajo kërcënoi se, nëse Gjermania nuk zhbllokonte llogaritë e "Shtëpisë Ruse", Rusia do të merrte kundërmasa ndaj Institutit Goethe. Dhe me të vërtetë: në pranverën e vitit 2023 Banka Qendrore Ruse bllokoi llogaritë e Institutit Goethe.
Edhe drejtuesi i "Shtëpisë Ruse" i shmanget pyetjes së drejtpërdrejtë për bllokimin e llogarive. Ai thotë se kanë "procedura të caktuara për kryerjen e transfertave online”, se llogaritë funksionojnë dhe mund të kryhen të gjitha transfertat e nevojshme, megjithëse procedura është bërë më e ndërlikuar./ DW
Që prej 7 tetorit vijon lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraeli...
Uashingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dh...
Departamenti amerikan i shtetit thotë se lufta e Rusisë ku...
Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se turneut të S...
Të paktën 11,000 fëmijë ukrainas raportohet se po mbah...
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferenc...
Europol ka bërë me dije se është goditur një rrjet i a...
Pasditen e së hënës ka filluar takimi mes presidentes ...
Rregullat e përditësuara të Gjermanisë për emigracioni...
Gjiganti i teknologjisë, Sam Altman, do t’i bashkohet ...
Përfshirja e inteligjencës artificiale (AI) në rrjedha...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Grupi libanez Hezbollah tha të hënën se kishte gjuajtur ra...
Fituesja e Eurovizionit 2016, Jamala, një ukrainase me...
Nëntë të vdekur dhe njëmbëdhjetë të zhdukur është bila...
Forcat e Armatosura të Izraelit kanë publikuar në rrje...
Kancelari Olaf Scholz u shfaq i hapur ndaj një ndalimi...
Presidenti amerikan, Joe Biden, duke folur për kohën p...
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit vijon në Gaza, ndërsa numri...
Senatori republikan i Teksasit, Ted Kruz është përball...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...