Aleksandër Vuçiç justifikohet për agresorët/ Fajëson Kurtin, sulmon ndërkombëtarët
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, doli në një ko...

Ky është një investim prej 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdoret nga 8 milionë njerëz në vit për udhëtimet mes Majamit dhe Orlandos.
Florida filloi një linjë të re hekurudhore, shërbimi i parë privat i trenave për udhëtarë që prej një shekulli, në Shtetet e Bashkuara. Linja e re, që filloi punën të premten ofron një mënyrë të re udhëtimi mes qyteteve të Orlandos dhe Majamit.
Trenat me ngjyrë të verdhë që tashmë kanë filluar të qarkullojnë në linjën Majami-Orlando, arrijnë shpejtësinë prej 200 kilometrash në orë.
Linja “Brightline” është shërbimi i parë privat i trenave për udhëtarë mes qyteteve në Shtetet e Bashkuara, në një shekull.
Ky është një investim 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdoret nga 8 milionë njerëz në vit për udhëtimet mes dy qendrave më të mëdha turistike të Floridës.
Tridhjetë e dy trena do të qarkullojnë çdo ditë në linjën me distancë prej 379 kilometrash mes Majamit dhe Orlandos.
"Ideja se makina është i vetmi mjet udhëtimi, po sfidohet nga një produkt i ri, i cili është më i sigurt, më miqësor ndaj mjedisit dhe me një kosto më të ulët. Kjo është një ngjarje e madhe", thotë Mike Reininger, President i linjës hekurudhore “Brightline”.
Ai thekson se shumica e pasagjerëve të linjës Majami-Orlando do të jenë njerëz që tashmë e bëjnë rregullisht këtë rrugë me makinë dhe të tjerët që nuk duan ta bëjnë atë me makinë.
Objektivi kryesor i nismës do të jenë banorët që udhëtojnë për të vizituar parkun Disney në Orlando dhe ata që duan të ndjekin ngjarjet sportive dhe koncertet në pjesën jugore të shtetit të Floridës.
Mark Vargas, një pasagjer nga Teksasi, i cili ndodhet për pushime në Florida, thotë se vendosi të merrte trenin për të shkuar në Majami me bashkëshorten e tij.
“Vendosa të përdor linjën Brightline sepse më dukej si mënyra më e bukur për të arritur në Majami. Çmimi është më i ulët se ai i taksive. Udhëtimi me tren është gjithashtu më i shpejtë se sa ai me makinë”, thotë ai.
John Renne, drejtor i Qendrës së Universitetit Atlantik të Floridës për Zgjidhjet Urbane dhe Mjedisore, thotë se korridori Majami-Orlando është i përsosur për hekurudhat me shpejtësi të lartë.
Rreth 40 milionë banorë të Floridës dhe vizitorë të tjerë e bëjnë këtë udhëtim në vit, rreth 90 për qind e tyre me makinë.
“Është mjaft emocionuese për ne në Floridën e jugut, të jemi një qendër për provat me një metodë të re udhëtimi, që mund të shihet si një model i ri i transportit hekurudhor, me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Renne.
Për shkak se “Brightline” është në pronësi private, ajo i kapërceu pengesat, diçka që një sistem transporti i drejtuar nga qeveria do ta kishte të vështirë, thekson ai./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, doli në një ko...
Policia e Kosovës ka gjetur disa armë gjatë aksionit n...
Situata në Manastirin e Banjskës, ku ishin ngujuar agr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në homa...
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka te...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ...
Policia e Kosovës nuk e ka përfunduar ende aksionin e nisu...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për vrasjen e ...
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës hyri pasditen e kësa...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë me një re...
Më shumë se një dekadë pasi ai u bë ish-punëtori i parë mi...
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka përparuar me opra...
Një ngarkesë e dytë me grurë ukrainas mbërriti në Turqi të...
Kumbari i mafies siciliane, Matteo Messina Denaro është në...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën e te...
Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, i quajti marrëveshjet...
Ka shkuar në tre numri i sulmuesve të vrarë në Basnjkë të ...
Papa Françesku u tha gazetarëve të shtunën se mbajtja e ar...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, zhvillloi...
Sulmi që ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të di...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...