LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleksandër Vuçiç justifikohet për agresorët/ Fajëson Kurtin, sulmon ndërkombëtarët

24 Shtator 2023, 20:41, Kosova & Bota CNA
Aleksandër Vuçiç justifikohet për agresorët/
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, doli në një konferencë për mediat për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe u justifikua për agresorët.

‘Një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Që nga viti 1999, siç e dini, ne nuk kemi pasur kontroll efektivët. Na u desh shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ndodhi. Që ne t'ua komunikojmë të vërtetën njerëzve dhe të përgatisim terrenin për vendimmarrje”, u shpreh ai.

Vuçiç fajësoi kryeministrin e Kosovës për tensionet, duke pretenduar se Kosova ka mashtruar për sotuatën.

“Ne kemi incizimin në zë sesi qeshin policia e shqiptare dhe sesi thonë t’i lënë të vdesë, se s’kemi arsye t’i ndihmojmë. I kemi incizimin me zë, që ta shohim si bëhet puna profesioniste. Ata kanë shfrytëzuar snajperiste dhe kanë shtënë në shtëpi private në Banjskë, ku s’ka pasur njeri.

Ata kanë shkuar në Manastir janë shkuar se kanë pasur 2 djem të vegjël të plagosur dhe kanë dashur t’i ndihmojnë, t’u japin ndihmë. Të gjithë që i kanë lyer duart me gjak në ’99 u ka rënë në mend që të vriten sërish serbë. Serbia nuk ka lidhje me këto gënjeshtra, më vjen turp të flas për këtë.

Shikoni me çfarë jemi ballafaquar sot. Informacioni që besimtaret i mbajnë si pengje, kjo është gënjeshtër e pastër. Se ka pasur mercenarë Ëager... kanë treguar një incizim nga Nagori Karabaut. Nuk ka pasur rëndësi sesa do gënjejnë, ka qenë me rëndësi që fajin për vrasësin e shqiptar t’ja vënë Serbisë. Ata kanë sulmuar edhe kishën serbe që përmes këtij institucioni sigurojnë armë, sigurisht që gënjeshtër. Fajtor i vetëm është vetëm Albin Kurti”, vijoi ai.

Presidenti serb nuk i kurseu akuzat as ndaj ndërkombëtarëve, të cilët i quajti të dyfytyrë.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”, deklaroi Vuçiç./ CNA

Lajmet e fundit nga