Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nisma teatrore "Trau Dich!" - "Guxo" - inkurajon fëmijët të flasin për dhunën seksuale dhe sensibilizon të rriturit ndaj këtij fenomeni.
Në qendër të nismës është një pjesë teatrore. Në të inskenohen situata të së përditshmes, në të cilat fëmijët përjetojnë abuzime seksuale. Si për shembull, Alina, tetëvjeçarja, ngacmohet seksualisht nga një i afërm. Denisi, i fejuari i motrës së Alinës, i bën Alinës komplimente për lëkurën, e ledhaton në vende intime. Alina nuk ndihet mirë, por sinjalet e saj, injorohen nga prindërit të cilët, pak para martesës së të motrës janë të mbingarkuar me shumë punë të tjera. Alina është vetëm me problemin e saj. Çfarë të bëjë?
Mesatarisht me tetë persona të rritur duhet të flasë një fëmijë i abuzuar, derisa të rriturit ta kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Shumë fëmijë e kanë të vështirë të flasin, sepse pjesa më e madhe e autorëve të abuzimit vijnë nga rrethi familjar ose shoqëror. Ata janë persona të besuar ose shumë të dashur. "Ky është sekreti ynë", i thotë Denisi Alinës.
Teatri "Trau dich!", (trau-dich.de) është konceptuar enkas nga Enti Federal për Informimin Shëndetësor, me seli në Këln, dhe synon të çtabuiziojë temën e abuzimit seksual. "Çështja e abuzimit seksual është ende tabu”, thotë për "DW", drejtori ekzekutiv në detyrë i Entit për Sqarim Shëndetësor, Martin Ditrrich. "Është e rëndësishme që ky problem, që prek të gjithë shoqërinë, të perceptohet në shkolla dhe ambientet e fëmijëve. Dhe ne duam që t'i nxisim fëmijët që të flasin për ndjenjat e tyre”.
Forcim i vetësigurisë
Teatri i mëson fëmijët se si të sillen edhe në raste të tjera, më të rëndomta. Se si t'i thonë "jo", për shembull, gjyshes që i mbyt me të puthura, dajës që i fton të ulen në prehër ose një shoku apo një shoqeje që e nxit të bëjë diçka që ajo nuk dëshiron. Fëmijët mësojnë në formë loje se ata kanë të drejta, dhe se e vendosin vetë se kë puthin, në cilin prehër ulen, dhe se kë lejojnë t'i ledhatojë.

Martin Dittrich: Ne duam të gjejmë një gjuhë të përbashkët në nivele të ndryshme
Aktorët, të gjithë të rritur, pyesin fëmijët në sallë, se çfarë t'i thotë Vladimiri gjyshes, që sa herë që e shikon e puth tërë jargavitje. "Ta puthë edhe ai gjyshen ashtu tërë pështymë, që ajo ta kuptojë se si është", thërret njëri nga nxënësit që kanë ardhur ta shohin pjesën me shkollën të hënën, në teatrin muzikor "ATZE", në Berlin. "Ne duam të gjejmë një gjuhë të përbashkët në disa nivele, në nivelin e fëmijëve, të prindërve, të specialistëve”, shpjegon Dittrich.
Pjesë e edukimit shkollor
Berlini është landi i gjashtë që merr licencën përkatëse nga federata dhe do ta zbatojë programin në mënyrë të pavarur. Astrid-Sabine Busse, Senatorja e Berlinit për Arsimin, Rininë dhe Familjen, tha se "Me 'Trau dich!' ne iu drejtohemi kryesisht vajzave dhe djemve në klasat e pesta dhe të gjashta, duke i edukuar ata për të drejtat e tyre dhe duke i informuar për abuzimin seksual. Veç kësaj, për temën e abuzimit sensibilizohen edhe të rriturit, si prindërit, mësuesit, kujdestarët, edukatorët”.
Landi i Berlinit e ka ndryshuar ligjin e shkollave në shtator 2021. Dhe tema e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve është bërë pjesë e mësimdhënies. Shkollat ??duhet të zhvillojnë tani një koncept për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve si pjesë e programit shkollor, i cili shërben për të parandaluar rrezikimin e fëmijëve, veçanërisht nëpërmjet abuzimit seksual, dhunës dhe bullizmit.

Shfaqja e teatrit "Trau Dich!" në Berlin të hënën, më 27 maj
49 fëmijë në ditë pësojnë dhunë seksuale
Organet zyrtare në Gjermani thonë se mesatarisht në çdo klasë ka nga një ose dy fëmijë që përballen me dhunë seksuale. Në fillim të majit, Enti Federal i Kriminalistikës dha shifrat: Rreth 17700 fëmijë dhe të rinj janë abuzuar në vitin 2021. Shifrat rriten nga viti në vit.
Parandalimi me anë të sensibilizimit dhe forcimit të vetësigurisë te fëmija, është njëra mënyrë. Por në shumë raste viktimat e abuzimeve janë foshnja ose fëmijë, që nuk kanë mundësi të artikulohen. Viktimat janë nga foshnja nga njëmuajshe e lart. Autorët janë brutalë dhe të pamëshirshëm, dhe ata vijnë nga rrethi familjar ose shoqëror. Shumë shpesh ata janë personat më të besuar për fëmijët, si për shembull, rasti i një 44-vjeçari nga Wermelskirchen pranë Këlnit, i cili ishte ofruar si kujdestar për fëmijë me aftësi të kufizuara psikike. Me 70 persona të tjerë dyshohet që shkëmbente në internet foto dhe video me akte abuzimi ndaj foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Në vjeshtë qeveria federale do të nisë një fushatë të gjerë sensibilizimi për fëmijët, prindërit, mësuesit, edukatorët. Çdokush duhet të jetë në gjendje të dallojë sinjalet që vijnë, në analogji me alarmin e zjarrit dhe të dijë se si të veprojë, ky është synimi i qeverisë./DW
Të paktën 18 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve r...
Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të ...
Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë mi...
"Këto janë kushte pune si gjatë kohës së skllavërisë”,...
Për shkak të luftës në Ukrainë, NATO dëshiron të rrisë...
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngrit...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në ...
Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e j...
Në takimin e zhvilluar të hënën me Përfaqësuesin Speci...
Një bazë ajrore në Alaska, skaji më veriperëndimor i S...
Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së, ...
Një incident ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë ku de...
Një restorant në Prishtinë, i cili ndodhet përballë zy...
Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NA...
Rusia ka dëbuar tetë diplomatë grekë dhe u ka dhënë at...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka a...
Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një raket...
Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjes...
"Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thir...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...