Tatimorët merren peng te resorti i Irfan Hysenbelliut
Resorti Prestige i Irfan Hysenbelliut është përfshirë në n...
Resorti Prestige i Irfan Hysenbelliut është përfshirë në n...

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, përcaktoi të hënën çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës në vend, disa ditë pasi qeveria miratoi udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal për një litër naftë është vendosur 1.85 euro, për benzinën 1.74 euro dhe për gazin 0.78 cent.
“Çmimet vlejnë nga ora dhjetë e datës 27 qershor dhe janë të vlefshme 24 orë”, thuhet në vendim.
Kosova po përballet me ngritje të çmimit të naftës si pjesë e një vale të re çmimesh në tregjet e naftës dhe gazit në tërë botën, për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Rusia është një prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës dhe gazit në tregun botëror.
Qytetarët thonë se çmimet e reja kanë vështirësuar në masë të madhe jetën e tyre.
“Janë shpenzime të përditshme, gjëra të detyrueshme t’i shpenzosh për të funksionuar, çmimet thjesht janë dyfishuar dhe janë shpenzime të tjera në të gjitha fushat që ndikojnë”, thotë Blerim Syla, banor i Prishtinës.
Partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për mënyrën e trajtimit të situatës së ngritjes së çmimeve, duke kërkuar ulje të akcizës për naftën si dhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, që të mundësohet ulja e çmimeve.
Qeveria e Kosovës e kundërshton një ide të tillë, ndërsa e arsyeton udhëzimin administrativ me mospërputhjen e çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore.
Njohësi i fushës së ekonomisë, Lekë Musa, tha në një bisedë me "Zërin e Amerikës" se përcaktimi i shkallës së fitimit është ndërhyrje në çmim dhe si e tillë është praktikë e tejkaluar.
“Duhet edhe të shihet në mënyrë reale sa është margjina e fitimit sepse mos të harrojmë duhet ditur a po flasim për fitimin bruto apo neto, fitimi bruto ka pastaj edhe shumë shpenzime tjera që nuk përfshihen dhe kompanitë mund të punojnë me humbje. Kësisoj e tëra që bëjmë është të shkatërrojmë industrinë e importit dhe shitjes me pakicë të derivative të naftës dhe kjo kthehet bumerang në ekonomi, në vende të punës që ka ky sektor dhe sjell atë efektin multiplikativ të cilin nuk e dëshirojmë në ekonomi”, thotë ai.
Zoti Musa propozon që në përgjigjie të situatës së krijuar me çmimet, për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për karburantet.
“Kjo do të ketë efekt të madh edhe në buxhetin e shtetit sepse një shumë mjaft e madhe e parave mblidhen prej akcizës, dhe ndoshta të shihet se ku mund të ketë shkurtime buxhetore në këtë periudhë kohore derisa të kalohet kjo krizë, ndoshta në investime kapitale apo aty ku ka hapësirë, sepse në kohë krizash duhen gjetur alternativa të cilat janë të përshtatshme”, tha ai.
Vendimin e sotëm e kundërshtoi edhe Aleanca e Bizneseve të Kosovës, duke e vlerësuar si ndërhyrje të padrejtë të qeverisë në ekonominë e tregut. Nëpërmjet një reagimi me shkrim, ky institucion paralajmëroi se do ta dërgojë në gjykatë për shqyrtim udhëzimin administrativ të qeverisë, ndërsa bëri thirrje, siç thuhet, të mos dëbohen bizneset deri në sqarimin përfundimtar të organeve ligjore.VOA
Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e j...
Në takimin e zhvilluar të hënën me Përfaqësuesin Speci...
Një bazë ajrore në Alaska, skaji më veriperëndimor i S...
Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së, ...
Një incident ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë ku de...
Një restorant në Prishtinë, i cili ndodhet përballë zy...
Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NA...
Rusia ka dëbuar tetë diplomatë grekë dhe u ka dhënë at...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka a...
Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një raket...
Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjes...
"Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thir...
Udhëheqësit e G-7-ës u zotuan të vazhdojnë mbështetjen për...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev nisi bisedimet të hën...
Xhorxhina Bami, nga Tirana, jeton në Prishtinë qysh në...
Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ek...
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, dhe kryeministrja su...
Një tribunë e fanatikëve të apasionuar pas përballjeve...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet të bëj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...