"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Të paktën 18 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve ruse me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremençuk në pasditen e së hënës.
Rreth 60 persona janë të plagosur, dhe rreth 36 të tjerë janë të zhdukur, ka thënë guvernatori rajonal, Dmytro Lunyn.
Sipas tij, qendra tregtare është “shkatërruar plotësisht” nga sulmet.
Autoritetet kanë thënë se rreth 1,000 persona kanë qenë brenda objektit kur ka ndodhur sulmi.
Ukraina ka fajësuar Rusinë për sulmin, duke thënë se raketat ajër-tokë janë nisur nga bombardueset në largësi, Tu-22.
Rusia ka bombarduar edhe Harkivin, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, duke goditur objekte banesore dhe një shkollë fillore, kanë thënë autoritetet.
Sipas tyre, bombardimet kanë lënë të vdekur pesë persona dhe kanë plagosur 22 të tjerë, përfshirë fëmijë.
Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë edhe Lisiçanskun në rajonin e Donbasit.
Udhëheqësi rajonal i administratës ushtarake Serhiy Hayday, ka thënë se forcat ukrainase kontrollojnë ende Lisiçanskun, mirëpo që humbja e tij është e mundshme, pasi Rusia ka shtuar përforcime në luftë.
Pas sulmit në Kremençuk, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, e ka akuzuar Rusinë se është “organizata më e madhe terroriste në botë”.
“Secili në botë duhet ta dijë që blerja apo transportimi i naftës ruse, lidhjet me bankën ruse dhe kryerja e pagesave për shtetin rus, nënkupton dhënie të parave për terroristët”, ka thënë ai përmes një postimi në "Telegram".
Pavarësisht fakteve për të kundërtën, Rusia vazhdon të deklarojë se nuk shënjestron civilët.
Liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) e kanë quajtur sulmin si krim lufte dhe janë zotuar se do ta mbajnë presidentin rus Vladimir Putin si përgjegjës.
Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se sulmi në Kremençuk demonstron “thellësinë e mizorive dhe barbarizmit” të Putinit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se bota është “tmerruar” nga sulmi, duke e konsideruar atë si një tjetër mizori.
Kremençuk është qytet industrial me mbi 200,000 banorë.
Në të gjendet rafineria më e madhe e naftës në Ukrainë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./rel
Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të ...
Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë mi...
"Këto janë kushte pune si gjatë kohës së skllavërisë”,...
Për shkak të luftës në Ukrainë, NATO dëshiron të rrisë...
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngrit...
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në ...
Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e j...
Në takimin e zhvilluar të hënën me Përfaqësuesin Speci...
Një bazë ajrore në Alaska, skaji më veriperëndimor i S...
Komisioneri për zgjerim dhe politikë të mirë i BE-së, ...
Një incident ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë ku de...
Një restorant në Prishtinë, i cili ndodhet përballë zy...
Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NA...
Rusia ka dëbuar tetë diplomatë grekë dhe u ka dhënë at...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka a...
Dhjetëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një raket...
Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjes...
"Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thir...
Udhëheqësit e G-7-ës u zotuan të vazhdojnë mbështetjen për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...