LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu zbrazi gjykatat dhe prokuroritë/ Zbulohet kur përfundon procesi i rivlerësimit

2023-01-11 12:57:00, Vetingu CNA

Vettingu zbrazi gjykatat dhe prokuroritë/ Zbulohet kur përfundon

Harta e re gjyqësore është një arritje e viti 2022, sipas Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ky i fundit ka prezantuar sot objektivat për vitin 2023.

Si sfidë Manja sheh vakancat në drejtësi, pas largimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Vettingu.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët, sipas tij, përfundon në vitin 2024.

“Miratimi i hartës së re gjyqësorë ka qenë një meritë e jonë. Për 2023 referuar VKM,  objektiv mbetet zbatimi i saj. Shtyrja e mandateve të organit të vettingut, do jetë që do mbyllet në 2024 dhe paralelisht, sfida mbetet plotësimi i vakancave për shkak të largimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Për 2022, ky numër u rrit në 90 nga 60 kandidatë që pranoheshin nga magjistratura. Lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Një masë të tjetër është edhe miratimi i ndryshimeve ligjore sa i përket ligjit të pronave.” tha Manja.

Ai ka thënë se godinat që kanë qenë gjykata, do të funksionojnë si zyra ligjorë për asistencë ligjoer falas.

 “Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas” tha Manja./CNA.al

Lajmet e fundit nga