LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërkombëtarët e përballën me inceneratorët/ KPK konfimon në detyrë kunatën e Mirel Mërtirit

2022-12-22 19:55:00, Vetingu CNA
Ndërkombëtarët e përballën me inceneratorët/ KPK
Fotomontazh - Mirel Mërtiri dhe Mariola Mërtiri

Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mërtiri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon.

Emri i Mariola Mërtirit është i lidhur me inceneratorët, pasi njëri prej pronarëve të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja që janë në kërkim, janë familjarë të saj.

Në seancën e datës 5 dhjetor, para KPK–së, siç ka raportuar më herët "BIRN", prokurorja Mariola Mërtiri, kunata e Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljes, ka mohuar se kishte kontakte të papërshtatshme.  

Ajo i tha KPK-së se njohjet e saj me kunatën kishin qenë të përcipta dhe lidheshin vetëm prej faktit se ajo ishte bashkëjetuese e vëllait të bashkëshortit të saj. Gjithashtu ajo ka mohuar se njihte Klodian Zoton dhe personat e tjerë të përmendur në aferë.

OMN referoi lidhjet e Mariola Mërtirit me njerëzit e inceneratorëve

Por KPK rihapi hetimin, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kishte paraqitur KPK-së gjetje në lidhje me kontakte të Mërtirit me një person të dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik narkotikësh.

Sipas "BIRN", komisioneri Roland Ilia përmendi inicialet A.G. dhe V.Z. të personit në fjalë.

Ilia tha se Mërtiri nuk e kishte deklaruar këtë kontakt.

Ndërkombëtarët e përballën me inceneratorët/ KPK

Sipas KPK, A.G., ishte personi që i kishte shitur Mërtirit dhe bashkëshortit të saj apartamentin në Fier për 4.5 milionë lekë në vitin 2011.

ONM kishte referuar po ashtu mbi lidhjet e subjektit me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Arenc Myrtezanin, dy të parët të shpallur në kërkim dhe i treti i arrestuar në atë që njihet si afera e inceneratorëve.

Raporti i ONM përfshinte edhe Mirel Mërtirin, kunat i subjektit, por KPK nuk i kishte kaluar barrë prove prokurores, duke qenë se SPAK nuk e kishte atë të pandehur në momentin e kalimit të barrës së provës./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga