LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA-ja kërkon shpenzime luksi/ Bykykbashi:A janë të domosdoshme kostot e larta në kohë krize

2022-11-03 11:59:00, Vetingu CNA

KPA-ja kërkon shpenzime luksi/ Bykykbashi:A janë të domosdoshme

Kryetarja e Komisionit të Apelimit, ka raportuar sot para Komisionit të Ligjeve në lidhje  buxhetin e vitit 2023.

Shtylla ka kërkuar 7 milionë lekë.

“Sa i përket vlerës për ë gjithë personelin e kolegjit është një vlerë prej 7 milionë lekësh viti. Duke dashur të mbrojë një të dhënë personale, më besoni që ka patur raste dhe vazhdon të ketë. Ligji nuk ka paraparë cënim jetë , për çështje të shëndetit. Unë them që ka patur dhe ka në mënyrë të vazhdueshme. Pra ne mendojmë që është i domosdoshëm për të krijuar qetësinë, të paktën të kenë të qetë pjesën tjetër të jetës së tyre në drejtim të shëndetit”, ka thënë Shtylla.

Por sipas deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashki në këtë kiohë krizë, kjo shifër ëhstë e lartë.

“E keni ende atë buxhet në shpenzimet tuaja për sigurimin e jetës dhe të shëndetit. Sa është kjo vlerë. Në dijeninë time jeni të vetëm institucione që keni trajtim preferencial pavarësisht sa është buxheti me kushtet e vështira që kemi ne dhe duke konsideruar që bëni punë të vështirë, por jo me shumë rrezik se edhe institucione te tjera, përse ëshë e nevojshme të vazhdojë ky fond, është e rëndësishme në kushtet e vështirësisë që kemi, vend për luks nuk kemi. Në gjykimin tim një shpenzim i tillë është luks dhe në dijeninë time nuk ka pasur asnjë moment që ka cënuar shëndetin dhe jetën e anëtarëve të dy trupave. A gjykoni që është e nevojshme për tu hequr kjo dhe këto para të kalohen për shpenzime të tjera , pra dua të di shifrën sa është parashikuar?”, është shprehur Bylykbashi.

 

 

Lajmet e fundit nga