LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Judge Ariana Caco shows the gold in Vetting/Tentativa to justify undocumented wealth

2022-10-01 11:40:00, Vetingu CNA

Judge Ariana Caco shows the gold in Vetting/Tentativa to justify undocumented

On October 7, at 09:45, the KPK will announce the decision for the judge of Tirana, Ariana Caco.

A day ago, the judge of Tirana, Ariana Gumbardhi Caco and her husband in the capacity of legal representative, lawyer Artur Gumbardhi, gave answers to the burdens of proof passed by the Independent Qualification Commission, KPK in the criterion of wealth and professionalism during the session second hearing held on Friday, September 30, 2022, which, together with breaks for rest, lasted about six and a half hours.

Sipas Birn, në seancë u evidentuan balanca negative në vlera të mëdha për kryerjen e investimeve, krijimin e likuiditeteve dhe mbulimin e shpenzimeve, që u kundërshtuan prej bashkëshortit i subjektit, në rolin e avokatit, i cili për rreth pesë orë dha sqarime me detaje duke treguar historikun e familjes.

Në kriterin profesional, KPK evidentoi gjetje që kishin të bënin kryesisht me tejkalim të afateve në arsyetimin e vendimeve dhe njoftimin e tyre palëve. Giyqtarja Caco i cilësoi pretendimet e denoncuesve për vonesat në arsyetimin e vendimeve të egzagjeruara dhe jorealiste, megjithëse pranoi se kishte tejkalim të afatit.

Ajo u justifikua me ngarkesën e madhe në punë, ndërsa për pretendimet lidhur me vonesa të njoftimeve të vendimeve, u shpreh se i dorëzon në sekretarinë gjyqësore që ka detyrimin të bëjë njoftimin përkatës.

Problemet për pasurinë

Sipas BIRN, KPK konstaton pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në 2 banesa, ajo bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 m2 dhe 70 m2 në Vlorë.

Nisur nga mungesa e dokumentacionit për këto dy investime, Komisioni i ka përllogaritur shpenzimet sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, nga kanë rezultuar vlera që nuk janë mbuluar nga të ardhurat e subjektit dhe të personave të lidhur.

Komisioni ka konsideruar në analizën financiare si burime financiare të ligjshme vetëm ato të ardhura për të cilat janë paguar detyrimet tatimore, që kanë rezultuar në shumën 17.6 milionë lekë.

Për rrjedhojë është konstatuar mungesë e burimeve të ligjshme për krijimin e depozitave në vlerën 42 milionë lekë dhe mbulimin e shpenzimeve.

KPK ka gjetur pamjaftueshmëri edhe për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2006, kundrejt shumës 350 mijë lekë.

Komisioni e ka ndarë në dy pjesë analizën financiare, ku për periudhën 1993-2002 ka rezultuar pamundësi në shumën 7 milionë lekë, ndërsa për vitet 2003-2016 është konstatuar balancë negative në vlerën 36 milionë lekë.

Bashkëshorti, avokati Gumbardhi deklaroi se dhe ai vetë rridhte nga një familje e pasur të cilës i ishin sekuestruar kilogramë me flori gjatë diktaturës komuniste.

Ai tha se kishte dorëzuar si prova gazeta të kohës ku evidentohej sekuestrimi i pasurisë së familjes së tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga