LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The prosecutor's husband was dismissed/ Judge Marinela Osmani is confirmed in office

2022-08-20 15:27:00, Vetingu CNA

The prosecutor's husband was dismissed/ Judge Marinela Osmani is confirmed

The Special Appeals Panel found the decision of the Independent Qualification Commission to confirm the position of judge Marinela Osmani (Nuni) based on the principles of proportionality and objectivity, although her husband, Gentjan Osmani, had previously been penalized for the same finding.

Për gjyqtaren Marinela Osmani, si në Komision ashtu edhe në Kolegj, u evidentua se balancat negative janë të shtrira në kohë dhe se nuk lidhen me krijimin e ndonjë pasurie. Po ashtu, deklarimet e bashkëshortëve Osmani në institucionet e verifikimit dhe në ato të vetingut u gjetën në harmoni dhe pa probleme, nuk u konstatua deklarim i rremë, fshehje pasurie, apo gjendje në kushtet e konfliktit të interesit.

Çështja e Marinela Osmanit mbërriti në Kolegj pas një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që vërejti se çështjet e dy bashkëshortëve ishin identike dhe u kërkua që vendimi të dërgohej për interpretim.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare në Kolegj, gjyqtarja Osmani e cilësoi marrjen e masës disiplinore ndaj saj, si një ndërhyrje shumë të rëndë dhe joproporcionale në të drejtën për jetë private dhe familjare.

Ajo solli në vëmendje se ishte konsoliduar qëndrimi se diferenca deri në shumën 10 mijë euro nuk mund të ishte shkak i vetëm shkarkimi. Sipas Osmanit, balanca negative në vlerën 1.7 milion lekë konsiderohet e pamjaftueshme për të penalizuar një subjekt rivlerësimi si dhe për marrjen e masave ndaj dy magjistratëve të së njëjtës familje.

Komisioneri Publik në konkluzionet përfundimtare u shpreh se pamundësia financiare e konstatuar dhe rrethanat e tjera faktike ishin të tilla që lejonin zbatimin e parimit të proporcionalitetit.

Ballhysa kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të gjyqtares Osmani dhe i kërkoi Kolegjit që të jepte orientime të përgjithshme për Komisionin mbi zbatimin e parimeve udhëzuese që lidhen me objektivitetin dhe proporcionalitetit për rastet kur subjektet e rivlerësimit janë persona të lidhur. Ky kërkim nuk u pranua nga Kolegji që e vlerësoi jashtë të drejtave dhe detyrave të tij.

“Kolegji nuk mund t’i japë Komisionit orientime in abstractia (që nuk lidhen me çështje konkrete). Si rrjedhojë, Kolegji, kontrollin e vendimit objekt shqyrtimi, e bën vetëm mbi zbatimin e parimeve të objektivitetit dhe të proporcionalitetit për situatën faktike dhe ligjore të çështjes konkrete, duke mbajtur në konsideratë edhe vlerësimin që Komisioneri Publik u bëri këtyre parimeve në argumentimin e kërkimit të tij përfundimtar para Kolegjit,” vlerëson trupi gjykues.

Në vijim, KPA çmon se dhe në rastet kur subjektet janë bashkëshortë, secili magjistrat duhet të rivlerësohet në mënyrë të pavarur jo vetëm në kriteret e figurës dhe aftësisë profesionale që janë individuale, por edhe në kriterin e pasurisë, pasi përfshihen edhe persona të lidhur apo të tjerë të lidhur.

Në funksion të këtij vlerësimi, Kolegji ka analizuar faktin nëse vendimi për bashkëshortin e subjektit përbënte gjë të gjykuar.

Trupi gjykues sjell në vëmendje një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë të vitit 2014, kur Kolegjet e Bashkuara kanë arsyetuar se, në vendimet e saj, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GjEDNj konfirmon se një vendim merr statusin e gjësë së gjykuar nëse palët kanë shteruar ankimet në rrugë të zakonshme, ose nëse kanë humbur afatet për të paraqitur ankim.

KPA vëren se Komisioneri Publik nuk ka identifikuar në ankim shkaqe lidhur me kriteret e vlerësimit, përveçse ka konstatuar diferencën negative të nxjerrë nga KPK për vitet 2011 dhe 2013, në shumën totale 1 milion e 785 mijë lekë.

Për këtë arsye, Kolegji ka vendosur të kryejë fillimisht një analizë financiare të përgjitshme me qëllim që të krahasojë mundësitë financiare të subjektit me të bashkëshortit të saj.

Në përfundim të analizës, Kolegji ka arritur në të njëjtin konkluzion si në rastin e bashkëshortit të subjektit, se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të krijuar kursimet dhe për të mbuluar shpenzimet në vitet 2011 e 2013, në vlerën totale 1 milion e 693 mijë lekë.

“Kjo pamjaftueshmëri financiare rezulton e njëjtë për të dyja subjektet dhe vjen si rezultat i shpenzimeve dhe i deklarimit të kursimeve të përbashkëta, pamjaftueshmëri për të cilën është aplikuar masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për personin e lidhur, bashkëshortin e subjektit”, konstaton Kolegji.

Trupi gjykues konstaton se deklarimet e bashkëshortëve Osmani janë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën sa u përket deklaratave periodike vjetore dhe asaj “veting”, si dhe gjatë hetimit administrativ të zhvilluar nga Komisioni, duke mos u evidentuar kontradikta. Po ashtu, deklarimet e tyre janë gjetur të mbështetura në dokumentacionin e administruar në dosjen e Komisionit.

Ndërkohë, diferenca negative e rezultuar nga analiza financiare, vlerësohet se është krijuar e afektuar nga veprime financiare të kryera në vite, të shtrirë në kohë, që kanë sjellë për pasojë krijimin e diferencave negative në vitet 2011 dhe 2013.

Trupi gjykues vëren se balancat negative përkojnë me dy ndër tre vitet që subjekti dhe bashkëshorti kanë shlyer një hua, kur ata duhet t’u përmbaheshin kushteve të marrëveshjes për shlyerjen e këtij detyrimi që ka shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 72 m2 në vitin 2009 – pasurinë e vetme të paluajtshme që zotëronte atëherë subjekti dhe bashkëshorti i saj.

Kolegji e konsideron këtë periudhë të ngarkuar me shpenzime dhe në vijim vendos theksin në faktin se balanca negative nuk lidhet me një moment specifik të krijimit të ndonjë pasurie, pasi huaja ishte marrë në vitin 2009.

Në vendim konstatohet se apartamenti i blerë në 2009-ën është marrë në shqyrtim pasi vlera e përfituar nga shitja e tij ka shërbyer si një prej burimeve të krijimi për apartamentin që aktualisht zotërojnë bashkëshortët Osmani, pasuri e blerë në vitin 2017.

“Rezultoi se subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur, bashkëshorti i saj, me kursimet e deklaruara ndër vite dhe huanë e marrë z. A. Q., kanë krijuar vetëm një pasuri të paluajtshme,” konstaton Kolegji dhe thekson se gjatë verifikimit të pasurisë së bashkëshortëve Osmani në gjithë institucionet kompetente, përfshi edhe ato të vetingut, nuk u gjetën indicie për deklarim të rremë, fshehje pasurie apo gjendje në kushtet e konfliktit të interesit.

Trupi gjykues arsyeton se parashikimi kushtetues i nenit D, pika 5 e Aneksit të Kushtetutës për shkarkim e lidh gjithmonë defektin në deklarime me përpjekje për të fshehur apo mos deklaruar saktë. “Që do të thotë se duhet të ekzistojë një qëllim për të defektuar deklarimin”, argumenton trupi gjykues.

Në përfundim, KPA vlerëson se vendimi për shkarkimin e ish-prokurorit Gentian Osmani nuk përbën gjë të gjykuar për subjektin e rivlerësimit, gjyqtaren Marinela Osmani, duke rikonfirmuar kështu një prej konkluzioneve për bashkëshortin e saj, ku thuhet se ai vendim në asnjë mënyrë nuk paragjykon të drejtën e saj për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe një rivlerësim në përputhje me ligjin nga organet e rivlerësimit.

Po ashtu, në vendimin e ish-prokurorit Osmani thuhet se nuk do të afektojë drejtësinë dhe objektivitetin e procesit të rivlerësimit, të cilin bashkëshortja e tij ka të drejtë ta ketë, bazuar vetëm në provat që i përkasin çështjes së saj dhe në zbatim të parimeve të objektivitetit dhe të proporcionalitetit.

“Bazuar në rrethanat specifike dhe objektive të çështjes në shqyrtim, në zbatim të parimeve të proporcionalitetit dhe objektivitetit, për mungesën e burimeve të ligjshme të subjektit të rivlerësimit për të justifikuar pasurinë cash,si dhe shlyerjen e huasë për vitet 2011 dhe 2013, Kolegji çmon se vendimi i Komisionit nr. 344, datë 11.02.2021, i cili ka vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Marinela Osmani (Nuni), është marrë në vlerësim të drejtë të fakteve dhe provave të rezultuara gjatë hetimit administrativ e në zbatim të drejtë të dispozitave ligjore që rregullojnë procesin e rivlerësimit kalimtar”, arsyeton Kolegji.

In this assessment, the College has also taken into consideration the different reasoning of the Public Commissioner for this fact, who at the end of the trial of the case, asked the College to uphold the Commission's decision./Birn

Lajmet e fundit nga