LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga vendimet e dyshimta tek pasuria/ Si u bë milionere sa hap e mbyll sytë, gjyqtarja Arjana Caco

20 Dhjetor 2019, 12:05, Vetingu CNA
Nga vendimet e dyshimta tek pasuria/ Si u bë milionere sa hap e mbyll

Me 16.12.2019 Komisioni  i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet Vetting për gjyqtaren e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arjana Caco (Gunbardhi).

Emri i kësaj gjyqtareje është i lidhur me ngushtë me disa dosje të ndjeshme për opinionin publik.

Caco është lakuar nga media se ka dhënë vendime politike dhe pritet që hetimet Vetting të zbardhin anën profesionale të saj.

Kujtojmë se Arjana Caco, ka qenë pjesë e trupës gjykuese së Shkallës së Parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. 

Caco mbahet mend si gjyqtarja që udhëroi shpërndarjen e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë duke e konsideruar atë të palgjshme.  Kjo ka ndodhur me 18 Tetor të vitit 2012

Më 29 Shtator të vitit 2009, gjyqtarja Ariana Caco ka rrëzoi kërkesën e biznesmenit I. Mata, kunatit të deputetit të atëhershëm të  PS-së, Dashamir Peza, për ndërprerjen e prishjes së pallatit në qendër të Tiranës.

Ndërsa, me 11 korrik të vitit 2006, një treshe gjykuese e kryesuar nga Ariana Caco gjobiti me 4 milionë lekë gjobë Koço Kokëdhimën, i akuzuar se kishte fyer dinjitetin e firmës ?Albania Beg? që do të importonte 150 milionë tonë plehra nga Italia.

Këto janë disa nga vendimet që nga mediat janë lakuar si të dyshimta.

Sa i përket pasurisë, rezulton se burim kryesore të ardhurash gjyqtarja ka pagën e saj dhe të bashkëshortit avokat. Ndërkohë që nga viti në vit deklaron llogari të tejmbushura në euro dhe dollarë.

Në të njëjtën kohë deklaron edhe shtim të patundshmërisë, të cilën një pjesë e justifikon si trashëgimi, ndërsa pjesën me të ardhurat e bashkëshortit.

Nga viti 2003, kohë kur deklaron se banon një apartament me qira dhe se zotëron vetëm 33% të një apartamenti banimi të ndërtuar në vitin 1990, gjyqtarja Caco, është shndërruar sa hap e mbyll sytë në milionere, madje duke dhënë ajo vetë apartament me qira.

Për më shumë detaje po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Arjana Caco (Gunbardhi).

Viti 2003

Ao banimi, ndërtuar para vitit 1990, 40 m2, ku zotëron 33 %.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, 0.61 milion lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat (nuk kuptohet shifra).

Deklaron se banon në një apartament me qira.

Viti 2004

Autoveturë, Benz me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare nuk i deklaron.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat në shumën 300 000 lekë.

Viti 2005

2/3 ap me sip39.7 m2, sëbashku me një shtesë anësore ndërtimi me sip 50 m2 me vlerë 100 000 lekë.

Depozitë bankare 14 300 euro.

Viti 2006

Vjedhur makina Vnez, me vlerë 250 000 lekë.

Depozitë bankare, 23 639 dollarë.

Makinë Benz, me vlerë 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 62 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat në shumën 400 000 lekë.

Viti 2007

Depozitë bankare me vlerë 5 000 euro.

Depozitë bankare me vlerë 6 300 euro.

Depozitë bankare me vlerë 20 295 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 82 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat në shumën 3 900 000 lekë.

Viti 2008

Depozitë bankare me vlerë 5 000 euro.

Depozitë bankare e shtuar me 1000 euro, shpërblim si avokat nga puna e bashkëshortit.

Depozitë bankare me 10 000 dollarë, shpërblim si avokat nga puna e bashkëshortit.

Depozitë bankare e shtuar me 30 000 dollarë, shpërblim si avokat nga puna e bashkëshortit.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 82 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat në shumën 3 900 000 lekë.

Shpërblime, 40 000 lekë.

Viti 2009

Shtuar llogaria bankare me 8 450 dollarë, nga ekzekutimi i  vendimit te Gjykates për bashkëshortin.

Shtuar llogaria bankare nga të ardhurat e bashkëshortit, 19 000 euro.

LLogari bankare nga të ardhurate  bashkëshortit si avokat, 4 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 640 468 lekë.

Viti 2010

Llogari bankare me vlerë 1 000 000 lekë.

Shtuar llogaria bankare me 10 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 021 282 lekë.

Viti 2011

Shtuar pasuria e paluajtshme me një banesë dy kat, me sip 191 m2 në Tiranë, ku zotëron ½. Nuk e deklaron vlerën.

Shtuar pasuria e paluajtshme  nga trualli dhe oborri i banesës me sip 880 m2, ku zotëron 1/4.

Këto pasuri i deklaron si trashëgimi nga babai i saj.

Shtuar llogaria bankare me 14 000 euro me të ardhurat e bashkëshortit si avokat.

Viti 2012

Depozitë bankare në shumën 36 780 dollarë, nga të ardhurat e bashkëshortit si avokat.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 332 332 lekë.

Viti 2013

Pasuri e paluajtshme, moçal në Lezhë, me sip 10 000 m2, përfituar nga bashkëshorti si avokat.

Shtuar depozita bankare me të ardhurate  bashkëshortit si avokat në shumën 3 000 euro.

Shtuar depozita bankare me të ardhurat e  bashkëshortit si avokat në shumën 6 200 dollarë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 335 437 lekë.

Viti 2014

Llogari bankare me vlerë 789 520 lekë.

Shtuar depozita bankare me 2 000 euro, nga të ardhurat e  bashkëshortit si avokat.

Shtuar depozita bankare me 2400 dollarë, nga të ardhurat e  bashkëshortit si avokat.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 335 604 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat, në shumën  925 000 lekë.

Viti 2015

Shtuar depozita bankare me1 117 000 lekë, nga të ardhurat e  bashkëshortit si avokat.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 314 471 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat, në shumën 2 510 864  lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 345 123 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat, në shumën 1 063 842 lekë.

Pasuria në emër të bashkëshortit, Artur Gunbardhi

Shtuar depozita bankare e bashkëshortit me 106 931 lekë.

Pakësuar depozita bankare e bashkëshortit me 6 000 euro.

Pakësuar llogaria rrjedhëse me 7 100 dollarë.

Ap banimi me sip 54 m2 në Vlorë me çmim të blerjes 14 890 lekë. (I pavlerësuar për zonën ku ndodhet).

Sjtesë kati pa leje ndërtimi me sip 70 m2 në një banesë ekzistuese në Vlorë, me vlerë 1 000 000 lekë.

Truall me sip 3 590 m2 në Vlorë, trashëgimi nga babai, ku zotëron 2 %.

Truall me sip 1200 m2 në Vlorë, trashëgimi nga babai, ku zotëron 2 %.

Truall me sip 8 399  m2 në Vlorë, trashëgimi nga babai, ku zotëron 2 %.

Truall me sip 1 350 m2 në Vlorë, trashëgimi nga babai, ku zotëron 2 %.

Llogari bankare në emër të vajzës Borana Gunbardhi, në shumën 3 989 51 euro.

Llogari bankare në emër të vajzës Alba Gunbardhi, në shumën 3 747 58 euro.

Llogari bankare në emër të vajzës Alba Gunbardhi, në shumën 65.82 euro.

Viti 2017

Shtuar depozita bankare e bashkëshortit me 1 067 22 lekë.

Pakësuar depozita bankare me 5 900 euro.

Hapur llogari bankare nga bashkëshorti për administrimin e pronave të familjes, Mathathia, me vlerë 8 550 dollarë.

Pakësuar llogaria bankare me 10 000 dollarë.

Llogari bankare në emër të vajzës Alba Gunbardhi, në shumën 3 870 73 euro.

Llogari bankare në emër të vajzës Alba Gunbardhi, në shumën 11.45 euro.

Llogari bankare në emër të vajzës Borana Gunbardhi, në shumën 4 842 32 euro.

Viti 2018

Shtuar depozita bankare e bashkëshortit me 854 585  lekë.

Pakësuar depozita bankare me 23 922 dollarë.

Shtuar llogaria bankare nga bashkëshorti për administrimin e pronave të familjes, Mathathia, me vlerë 18 962 dollarë.

Hapur llogari rrjedhëse me vlerë 2 000 lekë.

Pakësuar llogaria rrjedhëse, në shumën 67 586 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 340 592 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si avokat, në shumën 4 323 864  lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë pë rap e banimit 1+1 në Tiranë, në shumën 85 000 lekë.

Llogari bankare në emër të vajzës Alba Gunbardhi, në shumën 1665,51 euro.

Llogari bankare në emër të vajzës Borana Gunbardhi, në shumën 1 927 77 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga