LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Bani returns the honor to Etleda Çiftjas/ How the vetting commissioner was saved from punishment

2022-09-17 09:30:00, Vetingu CNA

Erion Bani returns the honor to Etleda Çiftjas/ How the vetting

The Special Court for Corruption and Organized Crime announced on Friday, September 16, the decision to acquit the member of the Independent Qualification Commission, Etleda Çiftja.

The decision was given by judge Erjon Bani, who justified himself by asking to resign from this case, but the president of the Court did not allow it.

Commissioner Etleda Çiftja was one of the members of the Independent Qualification Commission team that carried out the re-evaluation process against him, which on May 24, 2021 confirmed him in office.

Në vendim siç kanë raportuar dje mediat, gjyqtari Babi është kujdesur të theksojë se marrdhëniet me të pandehurën kanë qenë dhe janë ‘indiferente’ dhe  se mund të vihet në dyshim “paanësia në dukje”.

 

Erion Bani returns the honor to Etleda Çiftjas/ How the vetting
Erion Bani, gjyqtar në GJKKO

 

Gjjqtari Erion Bani e ka shpallur të pafajshme, komisioneren e Vettingut që e konfimoi në detyrë, duke arsyetuar se eprimet juridike fiktive ose të simuluara nuk i plotësojnë elementët e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve”, përpilimi dhe përdorimi i tyre në praktikë mund të passjellë përgjegjësi penale për vepra të tjera penale, nëse bëhen me qëllim mospagimin e taksave në vlerën e parashikuar nga kuadri ligjor në fuqi, duke konsumuar veprën penale “fshehja e të ardhurave”.

Siç raporton BIRN, duke ju referuar legjslacionit të kohës lidhur me “fshehjen e të ardhurave”, Bani vëren se që të konsumohej kjo vepër penale, duhej që më parë të ishte marrë masë administrative.

Sipas gjyqtarit Bani, në rastin konkret nuk rezulton që të jetë marrë ndonjë masë e tillë ndaj familjarëve të të pandehurës Çiftja, pasi kjo e fundit në kontratat e shitjes nuk paraqitet në pozicionin e shitësit që të mund të përfitonte të ardhura.

Në vendimin e zbardhur nga BIRN, thuhet se në këtë rast nuk rezulton të jetë marrë asnjë masë administrative dhe për rrjedhojë i bashkohet qëndrimit të prokurorisë, se kjo vepër penale nuk është konsumuar.

Po ashtu, nuk janë konstatuar elementë të veprës penale “mashtrim me kredi”, pasi vlera e kredisë është shlyer e gjitha prej Çiftjas.

Erion Bani returns the honor to Etleda Çiftjas/ How the vetting

Lidhur me akuzën e dytë, atë të deklarimit të rremë të pasurisë, Bani arsyeton se kjo ndodh në rastet kur funksionari pasqyron në deklaratë më tepër pasuri se sa ka, në mënyrë që me vonë të mund të justifikojë shtimin e pasurisë nga ndonjë veprim i mundshëm korruptiv dhe jo të lërë pa deklaruar pasuri që janë përfituar në mënyrë të ligjshme.

Sipas Banit, rasti në gjykim nuk është i tillë, pasi rezulton që toka të jetë përfituar në mënyrë të ligjshme nga familja e Çiftjas, si edhe apartamenti i blerë prej saj. Ai shton se deklarimi i pasaktë dhe i paplotë i kryer në deklaratën para fillimit të detyrës nga Çiftja, është korrigjuar kur ajo është thirrur dhe pyetur në ILDKPKI.

Vendimi i dhënë nga gjyqtari Erion Bani nuk është i formës së prerë, dhe në këto rrethana pritet që SPAK ta ankimojë dhe t’u qëndrojë akuzave që ka ngritur.

SPAK e ka akuzuar komisioneren Etleda Çiftja për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve’ dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”./CNA.al

Lajmet e fundit nga