LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me një apartament dhuratë nga prindërit/ Kalon Vettingun prokurorja e Tiranës

2022-10-12 10:51:00, Vetingu CNA

Me një apartament dhuratë nga prindërit/ Kalon Vettingun

Prokuroria e Tiranës Deniona Katro është konfirmuar në detyrë nga KPK.

Katro ka dalë e pastër nga KPK në të treja kriteret

Prokurores i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë, gjetje për të cilën ajo dha shpjegime.

Burimet e të ardhurave prokurorja i ka nga paga që i jep organi I akuzës dhe nga një universitet privat.

E vetmja pasuri e deklaruar është një makinë me vlerë 4 000 euro të blerë në vitin 2016.

Në vitin 2012 ajo deklaron se prindërit i kanë dhuruar një apartament me sipërfaqe 86 m2, në të cilin banojnë prej 20 vitesh me vlerë 4 487 308.

Me një apartament dhuratë nga prindërit/ Kalon Vettingun

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore.

Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.

Prokurorja Katro mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Relatori Ilia vërejti se ndaj saj nuk është kryer asnjë ankesë apo denoncimin pranë Komisionit, si dhe nuk ka rezultuar të ketë kryer shkelje apo t’i jetë dhënë ndonjë masë në të kaluarën./CNA.al

Lajmet e fundit nga