LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpëtoi gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu/ Prokurorja e skandalit, me dy apartamente

7 Nëntor 2020, 15:32, Vetingu CNA
Shpëtoi gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu/ Prokurorja e skandalit, me dy

Prokurorja Mariola Mërtiri e cila e ka nisur karrierën nga Prokuroria e Fierit, pritet të përballet me Vettingun, pasi po bëhen rreth një vit kohë kur kanë filluar hetimet ndaj saj në tre kriteret.

Prokurorja Mërtiri, është lakuar në Qershor të këtij viti, kur vendosi të mos fillojë procedimin penal, për një gjyqtarë të shkarkuar nga Vettingu.

Ish-gjyqtari Arjan Balliu u kallëzua nga avokati Fran Dashi bashkë me një listë të gjatë gjyqtarësh dhe prokurorësh, që sipas avokatit kanë fshehur pasurinë dhe që do të duhet të hetohen edhe pas shkarkimit nga Vettingu.

Por, sipas prokurores Mërtiri, faktet e kallëzuara nga avokati nuk përbëjnë vepër penale.

Ish-gjyqtari u shkarkua nga KPK, nga raportet negative që u paraqitën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga ILDKPKI.

Thënë më qartë prokurores nuk i janë dukur fakte as të dhënat e KPK-së, mbi të cilat u shkarkua gjyqtari. Për më tepër prokuroria duhet ti kërkojë faktet dhe kur nuk ia dërgojnë duhet të bëjë hetime ex-officio dhe të grumbullojë faktet.

Kjo çështje mund të përbëjë një minus në aspektin professional të prokurores Mërtiri.

Sa i përket aspektit pasuror, burimet e të ardhurave prokurorja deklaron se i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Në deklaratën fillestare, që në kohën kur ka qenë në Shkollën e Magjistraturës e më pas si prokurore në stash, në vitin 2008 ajo si pasuri deklaron një automjet Ford Fiesta me vlerë 400 000 lekë si dhe  Audi A4 të bashkëshortit me vlerë 300 000 lekë. Ndërkohë është debitore në banka, pasi rezulton me dy kredi, 400 000 lekë dhe 250 000 lekë, që të dyja me një afat kohor prej 48 muajsh.

Tre vite më vonë, në 2011-ën, prokurorja deklaron një apartament me sipërfaqe 95 m2 me vlerë 4 500 000 lekë. Edhe një pjesë lekësh që ka paguar apartamentin i deklaron si dhuratë.

Sipas prokurores, nga 2 600 000 janë dhënë si këst i parë, 1 000 000 lekë i janë dhuruar bashkëshortit nga vëllai i tij dhe shuma tjetër 1 260 000 janë dhuruar nga vjehrri, pra babai i bashkëshortit. Ndërsa, këstin tjetër 2 400 000 lekë, deklaron se e ka marrë kredi.

Patundshmërinë prokurorja Mërtiri e ka shtuar në vitin 2017 me një tjetër apartament me sipërfaqe 127.6 m2, me vlerë 78 800 euro. Vlera e paguar 2 050 000 lekë, sipas Mërtirit vjen nga kursimet. 2 400 000 lekë i ka marrë kredi, 500 000 lekë i deklaron kursime. Ndërsa disponon edhe paratë nga shitja e apartamentit në Fier, me sipërfaqe 83.88 m2 me vlerë 5 500 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar nga prokurorja Marjola Mërtiri.

Viti 2008 (Deklarata fillestare)

Automjet Ford Fiesta me vlerë 400 000 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë me afat 48 muaj.

Bashkëkredimarrëse në shumën 250 000 lekë, me afat 48 muaj.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, 40 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në stazh, 66 495 lekë.

Autoveturë, tip Audi A4 e bashkëshortit, 300 000 lekë.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)

Kredi në shumën 400 000 lekë me afat 48 muaj. Pa shlyer 399 560 lekë.

Bashkëkredimarrëse në shumën 250 000 lekë, me afat 48 muaj. Pa shlyer 1700 4 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në stazh, 127 207 lekë. Pa shlyer 1700 4 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si drejtues rrjeti në kompaninë Intel Media, 100 000 lekë.

Bashkëshorti zotëron 40% të aksioneve të shoqërisë Digitale Cable Netëork, me vlerë 400 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokurore në Fier, 675 893 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Gjirokastër, 169 900 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë me afat 48 muaj. Pa shlyer 282 952 28 lekë.

Bashkëkredimarrëse në shumën 250 000 lekë, me afat 48 muaj. Pa shlyer 105 416 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga puna si prokurore, 104 056 00 lekë.

Shpërblim, 10 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor Shitjeje në Ujësjellësin e Fierit,690 000 lekë.

Kredi në shumën 400 000 lekë me afat 48 muaj. Pa shlyer 185 772 10 lekë.

Bashkëkredimarrëse në shumën 250 000 lekë, me afat 48 muaj. Pa shlyer 14 000 lekë.

Viti 2011

Ap me sip 95 m2 me vlerë 4 500 000 lekë.

2 600 000 janë dhënë si këst i parë, prej të cilave 1 000 000 lekë i janë dhuruar bashkëshortit nga vëllai i tij dhe shuma tjetër 1 260 000 janë dhuruar nga vjehrri i subjektit deklarues.

Kësti tjetër 2 400 000 lekë është marrë kredi.

Të ardhura nga puna si prokurore, 1 055 027 lekë.

Shpërblim, 90 000 lekë.

Honoraret nga trajnimi në Durrës, 19 682 lekë.

Honorare për të shtuna dhe të diela, 58 093 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor Shitjeje në Ujësjellësin e Fierit, 380 512 lekë.

Kredi në shumën 350 000 lekë. Pa shlyer 325 921 lekë.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 2 190 148 lekë.

Viti 2012

Dëmshpërblim nga Gjykata për bashkëshortin 472 500 lekë.

Shpërblim, 90 000 lekë.

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Fier, 1008273 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor Shitjeje në Ujësjellësin e Fierit, 567 360 lekë.

Kredi në shumën 350 000 lekë. Pa shlyer 233 580 lekë.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 2 128 203 67 lekë.

Viti 2013

Kursime, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Fier, 1 290 917 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor Shitjeje në Ujësjellësin e Fierit, 485 157 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor i qendrës së parkut të transportit të naftës, Patos,229 903 lekë.

Kredi në shumën 350 000 lekë. Pa shlyer 105 650 lekë.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 2 065 257 lekë.

Viti 2014

Kursime, 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Fier, 976 977 8 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor i qendrës së parkut të administrimit  të naftës, Patos, 1 507 253 lekë.

Kredi në shumën 350 000 lekë. Shlyer.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 1 953 130 lekë.

Viti 2015

Kursime, 1 200 000 lekë.

Gjendja në llogarinë e pagës, 66 365 55 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 105 677 29 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit, 98 99 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Fier, 1 184 063 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor i qendrës së parkut të administrimit  të naftës, Patos, 1539 006 lekë.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 1 861 708 28 lekë.

Viti 2016

Llogari rrjedhëse në emër të subjektit deklarues, 271 137 84 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës në emër të subjektit deklarues, 687 915 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës e bashkëshortit, 965 47 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 755 959 22 lekë.

Shpenzime për qiranë, 192 000 lekë.

Kursime, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Fier, 444 916 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, 797 682 lekë.

Totali i të adhurave për vitin 2016, 1 242 598 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor i qendrës së parkut të administrimit  të naftës, Patos, 1 349 084 lekë.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 1 767 621 42 lekë.

Viti 2017

Llogari rrjedhëse në emër të subjektit deklarues, 6 483 30 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 35 18 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës e bashkëshortit, 486 20 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 5240 87 lekë.

Llogari rrjedhëse në emër të subjektit deklarues, -6 152 42 lekë.

Kontratë porosie për një ap me sip 127.6 m2, me vlerë 78 800 euro.

Vlera e paguar 2 050 000 lekë, vjen nga kursimet.

Shitur ap në Fier, me sip 83.88 m2 me vlerë 5 500 000 lekë.

Kursime 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, 1 063 186 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor i qendrës së parkut të administrimit  të naftës, Patos, 1 469 887 lekë.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 1 670 487 22 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse në emër të subjektit deklarues, 159 504 30 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 361 349 47 lekë dhe 3 291 lekë.

Kontratë shitjeje me kusht kreditimi për ap me sip 127.6 m2, me vlerë 78 800 euro.

Paguar kësti i parë, 2 050 000 lekë.

Paguar kësti i dytë, 2 538 400 00 lekë.

Paguar kësti i tretë, 5 966 700 00 lekë, me 16 shkurt 2018.

Shuma prej 2 960 000 ka mbetur nga shitja e ap në Fier. Nga kjo shumë 2 000 000 lekë janë përdorur për arredim të ap. 300 000 lekë për udhëtim jashtë vendit dhe gjendje cash 400 000 lekë.

Kursime nga paga, 159 504 30 lekë.

Kursime të bashkëshortit, 361 349 47 lekë.

Të ardhura nga paga si prokurore në Tiranë, 1 080 549 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si Drejtor i qendrës së parkut të administrimit  të naftës, Patos, 1 304 650 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si administrator në një shoqëri, 2 246 442 lekë.

Kredi në shumën 2 400 000 lekë. Pa shlyer 1 570 599 74 lekë.

Kredi bankare hipotekore, 6 000 000 lekë. Pa shlyer 3 918 397 37 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga