LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari zbulon skandalin e prokurores të lidhur me inceneratorët

17 Tetor 2021, 15:30, Aktualitet CNA
Gazetari zbulon skandalin e prokurores të lidhur me inceneratorët

Gazetari Habjon Hasani ka publikuar dokumentet që lidhin prokuroren Mariola Mërtiri me inceneratorët.

Pas publikimit të investigimit me dokumente ekskluzive nga Hashtag.al , Hasani bën të ditur dokumentat që posedon ku vërtetohet protagonizmi i prokurores Mërtiri në hetim.

?Nje sqarim per koleget dhe per prokuroren Mariola Mertiri.

Fill pas publikimit te sotshem ne Hashtag.al per lidhjet ndermjet Damian Gjiknurit dhe Mirel Mertirit, kunata e ketij te fundit me detyren prokurore e Republikes, ka kontaktuar disa media dhe u ka ?sqaruar? se ajo nuk eshte perfshire ne hetimin e kompanise hidrokarbure te Isuf Berberit.

Per korrektese po bej te ditur boterisht nje pjese te dokumenteve qe posedoj, ku vertetohet katerciperisht protagonizmi i prokurores Mertiri ne hetim, njesoj siç raporton Hashtag.al.

Zonja Mertiri i ka bere keto hetime ndersa bashkeshorti i saj ishte drejtor i Tranagatit ne Albpetrol, ndersa kunati i saj perfitonte kontrata ekskluzive gazi po ne Albpetrol.

Me publikimin e kontrates se sotshme te gazit zonja Mertiri eshte e kapur gafil ne konflikt interesi, pasi familjaret e saj jane punesuar dhe kane bere biznes me ish-kreun e Albpetrolit ndersa ky i fundit godiste me prokurori kundershtaret.

Hashtag.al merr pergjegjesine per çdo germe te investigimit, çdo pretendim i shkruar prej nesh eshte i mbeshtetur ne disa qindra fashikuj, ndersa posedojme dhe dokumente autentike qe dyshohet se jane asgjesuar nga protokolli i Albpetrolit.

Me kete rast, njoftoj zonjen Mertiri, se emri i saj nuk eshte vetem objekt i hulumtimeve te Hashtag.al por dhe i autoriteteve amerikane ne kuader te hetimeve qe ata kryen per favorizimin e biznesmenit austriak Robert Nowikovsky, i cili eshte pararoje e interesave te koorporates ruse Gazprom?, shkruan gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga