LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ernest Muçi me rol të ri, ja ku e kanë aktivizuar te Besiktas

2024-02-12 18:17:00, Sport CNA

Ernest Muçi me rol të ri, ja ku e kanë aktivizuar te Besiktas

Ernest Muçi u transferua pak ditë më parë te Besiktas dhe menjëherë është zgjedhur si titullar në sfidën e kampionatit, ndaj Kayserispor.

Futbollisti shqiptar, u zgjodh nga minuta e parë nga trajneri Santos, por ajo që bie menjëherë në sy, është pozicioni në fushë.

Muçi është i vendosur në krahun e djathtë të sulmit, në skemën 4-2-3-1. Një rol i ri për shqiptarin, i cili në të kaluarën ka luajtur në të majtë të sulmit, si fantazist, por edhe në qendër të sulmit.

Sa i përket Shqipërisë, në të njëjtin pozicion te kombëtarja kuqezi, luan Jasir Asani./ CNA.al

16:44 Sport

Probleme në

Partizani – Tirana është supersfida e kësaj jave. Emocionet ...

Lajmet e fundit nga