LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dilema për Brojën, te Fulham janë të pavendosur. Zbulohet klauzola

2024-02-12 16:06:00, Sport CNA

Dilema për Brojën, te Fulham janë të pavendosur. Zbulohet

Armando Broja, ndryshoi skuadër në merkaton e janarit, duke u larguar nga Chelsea, për të kaluar te Fulham, në formën e huazimit.

Megjithatë, në dy ndeshje, sulmuesi shqiptar, është aktivizuar shumë pak, vetëm në minutat e fundit ndaj Burnley dhe Burnemouth.

Kjo situatë, ka krijuar një dilemë te drejtuesit dhe stafi i Fulham. Sipas “The Sun”, në klub janë të pavendosur për mënyrën se si do të trajtojnë sulmuesin shqiptar, për shkak të marrëveshjes që kanë nënshkruar me Chelsean për huazimin e tij. Tabloidi britanik bën të ditur se Fulham ka paguar rreth 750 mijë paund për të huazuar Brojën deri në fund të sezonit, por shifra është progresive dhe shkon deri në 4 milionë paund në varësi të aktivizimit të sulmuesit shqiptar dhe numrit të ndeshjeve që ai do të luajë.

Akordi parashikon që Broja të luajë minimalisht 60% të ndeshjeve të Fulham nga momenti i firmës, por si titullar, jo thjesht aktivizim. Ndaj te Fulham po mendojnë si të veprojnë me sulmuesin për të nisur aktivizimin e tij nga minuta e parë në ndeshjet e mbetura për të kursyer.

Por dilemat kanë të bëjnë më faktin se sulmuesit e tjerë po kalojnë formë të mirë dhe po shënojnë gola, ndaj tani po merret në konsideratë edhe ideja e mbajtjes së Brojës në stol në vazhdimësi, ndonëse kjo do i kushtojë një shifër të majmë klubit.

Lajmet e fundit nga