LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premier League/ Arsenali

2024-02-11 20:33:00, Sport CNA
Premier League/ Arsenali

Arsenal regjistroi fitoren e katërt radhazi në Premier League teksa mposhti në transfertë me rezultatin e thellë 6-0, West Ham. Topçinjtë ishin një furi e vërtetë në fushë teksa shënuan katër gola në pjesën e parë. Sfidën e zhbllokoi Saliba në minutën e 32, ndërsa nga minuta e 41 dhe deri në të 47-tën e pjesës së parë, pësuan tre të tjerë me autorë Saka, Gabriel dhe Trossard.

Në fraksionin e dytë të lojës, londinezët nuk e hoqën këmbën nga gazi dhe shënuan dy të tjerë. Saka shënoi të pestin dhe të dytin personal në minutën e 63, ndërsa tre minuta më pas, Declan Rice realizoi një gol kryevepër nga distanca.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-6, me Arsenal që pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 52 pikëve (po aq sa Manchester City) në vend të tretë ndërsa West Ham mban vendin e tetë me 36 pikë.

Manchester United mori tri pikë të rëndësishme në tranfertën e Aston Villa-s.

Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar si dhe dhuroi raste të shumta, por në fund u mbyll me tre gola. Miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 17’, me Hojlund që shënoi pas asitit të dhuruar nga Maguire.

Vendasit barazuan në pjesën e dytë, me Douglas Luiz që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 67’. Ndërkohë, në minutën e 86’ McTominay riktheu “Djajtë e Kuq” në avantazh si dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë.

Pas kësaj përballjeje, Aston Villa renditet në vend të pestë me 46 pikë, teksa Manchester United në vend të gjashtë me 41 pikë.

19:00 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Te...

18:58 Sport

Partizani në

Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbys...

Lajmet e fundit nga