LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Neymar drejt largimit nga Arabia Saudite, e konfirmon presidenti

2024-02-11 15:10:00, Sport CNA
Neymar drejt largimit nga Arabia Saudite, e konfirmon presidenti

Aventura e Neymar tek Al Hilal në Arabinë Saudite, mund të mbyllet më shpejt nga sa ishte parashikuar. Sulmuesi mori një dëmtim të rëndë me Brazilin në fillim të sezonit, duke e mbyllur atë përpara kohe dhe kjo gjë nuk i ka bërë aspak të lumtur në Arabi.

“Daily Mail” zbulon se largimi i tij pritet të ndodhë që këtë verë, teksa për brazilianin shihet një rikthim i mundshëm në shtëpi te Santosi.

Madje për këtë gjë ka folur dhe vetë presidenti i klubit brazilian, Marselo Teikseira, i cili tha: “Kemi shanset tona për ta bindur atë që të kthehet”.

Këtë sezon me Al Hilal, Nejmar ka luajtur vetëm 5 ndeshje, në të cilat ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asiste.

19:00 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Te...

18:58 Sport

Partizani në

Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbys...

Lajmet e fundit nga