LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ernest Muçi te Besiktas, presidenti: Trajneri e kërkonte prej kohësh

2024-02-09 17:56:45, Sport CNA

Lëvizja e Ernest Muçit nga Legia te Besiktas, shihet si shumë e rëndësishme për karrierën e sulmuesit. Edhe te klubi turk, e kanë pritur me bujë futbollistin shqiptar.

Për këtë transferim ka folur dhe vetë numri 1 i klubit legjendar turk, Hasan Arat, i cili e vlerësoi në maksimum sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

“Ai ishte një lojtar që trajneri e kërkonte prej një kohe të gjatë. Ka ardhur në Turqi me shumë entuziazëm dhe do të punojë fort për Beshiktashin. Është një transferim që do e bëjë të lumtur komunitetin tonë”, u shpreh presidenti i “shqiponjave”.

Lajmet e fundit nga