LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stadiumi i ri me 70 mijë vende, Milani blen tokën

2024-02-09 14:55:00, Sport CNA

Milani po fillon të ndërtojë i vetëm stadiumin e ri në San Donato. Më 25 janar, Këshilli Bashkiak i bashkisë në fjalë i dha miratimin variantit të urbanistikës për zonën e San Franceskos ku duhet të ndërtohet impianti dhe dje kuqezinjtë bënë një hap më tej.

Më saktë, duke blerë zonën ku do të ndërtohet stadiumi i shumëpritur 70 mijë vendesh. Në fakt, të enjten, siç e parashikoi gazetari Carlo Pellegatti, ndodhi akti zyrtar me 19 herë kampionët e Italisë, të cilët shpenzuan 40 milionë euro për ta bërë të tyren terrenin në fjalë.

Milani ka blerë i vetëm tokën në këtë zonë dhe tashmë duket se kuqezinjtë do të ndërtojnë të vetëm (pa Interin) në periferi të Milanos stadiumin e ri.

Lajmet e fundit nga