web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E zbulon menaxheri: Rey Manaj mbylli marrëveshjen me klubin e Serisë A...

2024-02-08 15:27:00, Sport CNA

E zbulon menaxheri: Rey Manaj mbylli marrëveshjen me klubin e Serisë

Rey Manaj, po kalon formën më të mirë në karrierë, teksa deri në këtë fazë të sezonit numëron 15 gola me Sivassporin mes kampionatit dhe Kupës.

Megjithatë sulmuesi mund të kishte përfunduar në Itali në merkaton e janarit. Salernitana e kërkoi në Serie A, por pengesë u bënë pretendimet financiare të drejtuesve të Sivassporit. Menaxheri i Manajt, Vincenzo Pisacane, në një rrëfim për TMË u ndal te situata e 26-vjeçarit.

Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivasspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje.”, tha Pisacane.

Sulmuesi shpreson që të vazhdojë me formën e mirë dhe golat, pasi po bën gjithçka që të marrë një ftesë nga Silvinjo në miqësoret e marsit dhe Euro 2024.





18:19 Sport

Milani për

Forma e dobët e treguar në kampionat këtë sezon, ka bërë që ...

Lajmet e fundit nga