LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ Memolla largohet nga Egnatia, prezantohet te skuadra e re

2024-02-09 17:01:00, Sport CNA

Hysen Memolla, është largimi i radhës nga Egnatias. Mbrojtësi e ka mbyllur me rrogozhinasit dhe do të vazhdojë karrierën në Rumani.

Këtë të premte, Memolla u prezantua te skuadra rumune, Chinidia, e cila militon në kategorinë e dytë.

Memolla vendosi të largohej nga Egnatia, ku në sezonin aktual, luajti vetëm 12 ndeshje, mes Superiores, Kupës dhe Conference League.

Lajmet e fundit nga