LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesë e parë spektakolare/ Laçi ndalet nga shtylla, vuan Egnatia

2024-02-10 14:17:00, Sport CNA

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Laçit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 23-të në Superiore.

Nuk kanë prodhuar gola 45 minutat e para, me rezultatin që është mbërthyer në 0-0.

Vlen të përmende, se ishte një dominim i Laçit në pjesën e parë, që iu afruan golit në disa raste.

Mundësia më e mirë ishte në minutën e 28-të, kur Qato lëshoi një gjuajtje të bukur me të majtën, por topi u ndal në shtyllë.

Në fundin e pjesës së parë, edhe Egnatia kishte një rast të artë shënimi, por Dajsinani bëri mrekullinë, duke pritur gjuajtjen e Montenegro.

Pritet një tjetër e dytë e luftuar nga të dyja ekipet, që nuk janë të kënaqura me barazimin.

Lajmet e fundit nga