LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Itali, shënon golin e 15-të sezonal

2024-02-10 13:56:00, Sport CNA

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Itali, shënon golin

Cristian Shpendi, vazhdon të shkëlqejë te Cesena, aty ku është kthyer në një protagonist të padiskutueshëm.

Sulmuesi shqiptar, shënoi golin e radhës, këtë herë ndaj Rimini, në Serinë C. Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë, në fitoren 0-2. Ky ishte goli i tij i 15-të sezonal, duke kryesuar edhe listën e golashënuesve më të mirë në Serie C.

 

Me formën e shfaqur këtë sezon, klube të ndryshme nga Serie A dhe Serie B kërkuan shërbimet e sulmuesit të talentuar gjatë merkatos së janarit. Gjithsesi, ofertat nuk bindën klubin emilian, ndërkohë që vera pritet të sjellë hapin e madh për goleadorin shqiptar. 7 herë e ka veshur Shpendi fanellën e Shqipërisë U21. Me kuqezinjtë e vegjël ka shënuar 1 gol, në suksesin fantastik 3-2 ndaj Rumanisë U21.

Lajmet e fundit nga