LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi tallet me Lukakun, tradhtia djeg ende

2024-02-11 15:08:32, Sport CNA
Interi tallet me Lukakun, tradhtia djeg ende

Romelu Lukaku, nuk arriti të lërë dot shenjë ndaj ish-skuadrës së tij, ndërsa te Interi kanë gjetur edhe kohën për tu tallur, pas fitores me Romën.

Lukaku ishte ndër protagonistët negativë në këtë ndeshje, pasi shpërdoroi dy raste të mira për të shënuar, fillimisht me kokë e më pas më këmbë para Sommer. Pikërisht ky rast i dytë, pa se si portieri ndali lojtarin belg duke iu hedhur në këmbë për t’i bllokuar topin.

Pikërisht ky moment është përdorur nga Interi për një tallje epike me Lukakun. Fotoja e atij dyluftimi u publikua pas ndeshjes në rrjetet sociale.

“Not in my house” (Jo në shtëpinë time), shkruhej në atë postim që tregonte se si Sommer i kishte hequr mundësinë belgut për të shënuar.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Inter (@inter)

19:00 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Te...

18:58 Sport

Partizani në

Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbys...

Lajmet e fundit nga