LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi Partizani-Tirana, zbulohet axhenda e javës së 24-t në Superiore

2024-02-11 22:23:00, Sport CNA

Derbi Partizani-Tirana, zbulohet axhenda e javës së 24-t në

Superiorja uli siparin ditën e sotme, për t’u rikthyer të premten, ku do të startojë edhe java e 24-t. 

Në orën 16:00, Teuta do të ndeshet me Kukësin në një “derbi” mbijetesë, që vlen shumë për fatet e sezonit, ndërkohë që e premtja do të kulmojë me derbin Partizani-Tirana, që do të startojë prej orës 19:00 në “Air Albania”. 

Kjo javë e 24-t do të mbyllet ditën e shtunë me 3 sfidat e tjera interesante. Në orën 13:30, paralelisht do të luhen Erzeni-Skënderbeu në Rrogozhinë dhe Laçi-Dinamo me kurbinasit që janë pritës. 

Sfida e fundit do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias, që starton në orën 17:00 në “Loro Boriçi”. 

Derbi Partizani-Tirana, zbulohet axhenda e javës së 24-t në

19:00 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Te...

18:58 Sport

Partizani në

Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbys...

Lajmet e fundit nga