LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungesë e rëndësishme ndaj Atletico-s, Interi humb mbrojtësin titullar

2024-02-12 14:54:58, Sport CNA
Mungesë e rëndësishme ndaj Atletico-s, Interi humb

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen përballë Romës në “Olimpico”.

Shtypi italian shkruan se qendërmbrojtësi do të mungojë në takimin e kampionatit përballë Salernitanës (16 shkurt) dhe në duelin e Champions League kundër Atleticos së Madridit (20 shkurt).

Testet mjekësore konfirmuan një tendosje të lehtë të muskujve në shputën e këmbës së djathtë. Gjendja e Acerbit do të rivlerësohet gjatë ditëve të ardhshme, por mungesa në dy sfidat e radhës është e sigurt.

Interi po marshon drejt titullin të 20-të në histori. Zikaltrit e Simone Inzaghit kryesojnë Serie A me 7 pikë më shumë se Juventusi ndjekës.

Dy përballjet e radhës janë në “San Siro”. Ndaj Salernitanës së vendit të fundit. Më pas me Atleticon e Diego Simeones, ndeshja e parë e raundit të 1/8-ve në kompeticionin e më të fortëve.

Lajmet e fundit nga