LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barazim i çmendur me 6 gola, Uzuni shkëlqen ndaj Barcelonës

2024-02-11 23:03:00, Sport CNA
Barazim i çmendur me 6 gola, Uzuni shkëlqen ndaj Barcelonës

Myrto Uzuni dhe Granada ia kanë dalë të barazojnë përballë Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të La Liga-s spanjolle. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”, përfundoi me barazimin 3-3.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, ku protagonist në një nga këto 6 gola ishte dhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ia doli të asistonte në golin e dytë për të tijët, që ishte edhe i përmbysjes për 1-2, madje zhvilloi një ndeshje fantastike.

Por kjo nuk mjaftoi pasi Barcelona gjeti golin për 2-2. Ku vetëm 3 minuta më vonë Granada gjeti përsëri avantazhin. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Yamal shënoi golin për 3-3, i cili ishte dhe rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi Barcelona mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Granada në kuotën e 13 pikëve në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.

19:00 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Te...

18:58 Sport

Partizani në

Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbys...

Lajmet e fundit nga