LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vuajtje deri në sekondën e fundit, Milani mposht Napolin dhe shpreson te titulli kampion

2024-02-11 22:47:00, Sport CNA
Vuajtje deri në sekondën e fundit, Milani mposht Napolin dhe shpreson

Milani ka mposhtur Napolin në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme e cila ishte e vlefshme për javën e 24-t të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve.

Sfida nisi më mirë për Milanin të cilët e kërkuan më shumë golin, të cilin e gjetën me anë të Theo Hernandez në minutën e 25’. Pjesa e parë e sfidës u mbyll 1-0 për Milanin. Me nisjen e pjesës së dytë, Napoli u ringjall, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por pas 90 minutave triumfuan kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Pas kësaj fitore, Milani mbetet në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve, 8 më pak se Interi kryesues. Në krahun tjetër, Napoli renditet i nënti në tabelë, me vetëm 35 pikë të grumbulluara pas 23 javësh.

19:00 Sport

Vllaznia

Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti Te...

18:58 Sport

Partizani në

Dinamo City triumfoi 2-1 ndaj Partizanit në derbi me përmbys...

Lajmet e fundit nga