LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baba Karlo mëson të numërojë lekët e gjobave

2023-02-10 14:46:00, Satire Politike CNA

Baba Karlo mëson të numërojë lekët e gjobave

Baba Karlo nis një kurs. Kur ia tha gruas në shtëpi ajo u çudit.

 -Çfarë kursi do shkosh, mo? Karlo qeshte dhe fërkonte gishtat.

 -Për kitarë? -Jo, jo.

-Për piano? –

Jo. –

Se mos shkos në kurs për fizarmonikë, do të ta mbyll derën e shtëpisë.

Baba Karlo e përqafoi dhe i foli në vesh.

-Më sqaro italisht se shqip nuk ka shqiptar që të kupton ty. Baba Karlo u vrenjt, se ai di vetëm gabelisht, as italisht asgjë.

E kaloi për një çast.Pastaj sqaroi ashtu rapashtaba në shqip.

-Kam vendosur të hyj në një kurs numërimi. -Ç’do numërosh? Dashnoret? S’ta var njeri, ti je impotent ke 20 vjet, thuaj faleminderit fatit që të mora unë, -u tall gruaja.

-Më duhet një kurs numërimi, - tha Karlo serioz, boll fole budallëqe.

-E pse? Do numërosh fustanet e mija? -Nuk është për të qeshur. Deri tani nga buxheti qeveria na ka dhënë qindra milionë lekë.

Por ky vit parashikohet që të na falin më shumë. Si i thonë shqip më shumë se milioni? -Miliarda, -tha e shoqja.

-Ja pra, andaj do shkoj në një kurs për numërim.

Gabelisht sja dal dot. Që në shqip le të bëj gabime kur flas, po jo kur numëroj lekët.

Se një gabim në numërim na kthet infarkt në zemër, o ylli im!

Fillon dhe ajo me V. çe ka emrin, ajo që ve gjoba me sondazhet time dhe mërzitet.

Ajo mire pa le ai fshatari i palarë që ka filluar më gënjen me gjobat që merr nga ata budallenjtë që i tremben dhe i gënjen.

Unë i kam thënë 1 ti e 20 unë, sepse ndryshe nuk të dal zot kur të të rahin rrugëve për gjobat që ve.

Ai më gënjen merr më shumë qeni.

Biseda vazhdoi gjatë dhe për probleme të tjera…

19:58 Satire Politike

"Baba Karloja"

Children know "Father Karlo" from the tale of Pinocchio, t...

18:04 Satire Politike

CNA.al shpall

CNA.al ka vendosur sot që në datën 31 të shpallë kuadr...

Lajmet e fundit nga