web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

2026-06-28 13:36:00, Kulturë Kristaq BALLI

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

During my research into the life and artistic photographic activity of Gjon Mili, I recently came across a rare, unknown book, which has never been written about in the foreign or Albanian press.

This catalog book, with dimensions of 29.5 cmx21cm and 122 pages, with suitable photographic paper, contains 81 large-sized photographs and an extra-large print from the selected photographic production of Gjon Mili, with various themes and techniques, mainly stroboscopic, without color and with deep black and white contrasts. It also contains 4 introductory articles, a preface, an afterword and an interview by Gjon Mili, as well as some memoirs about Gjon Mili written by prominent American and Japanese artists. All the writings in the book are in Japanese and absolutely of a superior and eternal appreciation for the artistic and human figure of Gjon Mili in the world.

The cover of the book is white, minimalist in English “The Photographer Gjon Mili” (Fotogfrafi Gjon Mili), and the back also has a small gray print in the center “nikkor club”. The book is wrapped in a thin transparent plastic sleeve. 

Meanwhile, the title of the book in Japanese (p. 3) is “Gjon Mili- This Great Photographer”. The catalogue was published in March 1982. But the work takes on special historical and cultural values, as it is a special edition of the “Nikkor Club”1), more specifically of its series of exclusive publications “Nikkon Salon Books” in Tokyo, Japan. This edition is number 8 of this series of publications.

When talking about photography, we should mention that Japan in the 70s-80s of the last century (as it is today) was one of the main centers of world photography. The Nikkor Club is an international association created in 1953 for photography enthusiasts and professionals who used NIKKOR lenses with historical ties to Tokyo, also based on the history of the Nikon corporation. While the club facilitated global exchange, the Nikon Museum located near the headquarters (Shinagawa) served as a meeting place to see cameras, lenses and versatile photographic equipment, but also for competitions, collective photo sessions and publications of magazines and albums (Photo books, annuals), exhibitions, etc. It included well-known Japanese and international photographers (e.g. from LIFE magazine and Magnum Photos). Here we will also find the origin of the Gjon Mili catalog.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Dihet tashmë se Gjon Mili ishte një prej figurave qendrore të fotografisë botërore, jo vetëm në aspektin artistik dhe talentin e tij gjenuin, por edhe në zbatimin krijues shkencor të nivelit të lartë e origjinal të krijimtarisë së tij, që bazohej në profesionin e tij si inxhinier ndriçimi, produkt ekselent i universitetit të famshëm MIT (Instituti Teknologjik i Massachusets). Kështu që, lidhja dhe bashkëpunimi me kompaninë Nikon (Nikkor) në fushën e pajisjeve fotografike, kamerave, ato të ndriçimit, filmat dhe eksperimentimin e teknologjive avangarde të Japonisë, edhe në kuadrin e përfshirjes së tij si fotograf (e fotoreporter) në një prej revistave amerikane më të rëndësishme të kohës në ShBA, pra revistën “LIFE”, e obligonin atë të ishte në kontakt e lidhje valencash me firmën e njohur japoneze. “Nikon”.

Në kuadrin e këtij bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar vepronte edhe Shoqata “Nikkor” e cila përfshinte si anëtarë në gjirin e saj të personaliteteve artistike shkencorë edhe duke kryer aktivitete të ndryshme në favor të tyre.

Nuk e dimë saktësisht nëse Gjon Mili ka qenë anëtar i këtij klubi, sidoqoftë prezenca e tij me famën artistike e autoritetin e lartë shkencor duhet të ketë mbetur e gjithëpranishme. Këto duhet të kenë qenë arsyet pse, kundrejt tij, Nikkor Club i ka  kushtuar botimin e katalogut cilësor me një numur të madh të fotografive të tij të zgjedhura.

Duhet të spjegojmë, gjithashtu, se botimi i veprave të tilla nga  Nikkor Club (Nikon Salon) realizohej me tirazh jo dhe aq të madh e, veç të tjerash, ato ju dhuroheshin anëtarëve të klubit. Katalogu i Gjon Milit mban numurin 8 qysh nga themelimi i klubit (pra në rreth 50 vjet). Një dilemë tjetër është fakti nëse ky katalog ka qenë shoqërues, apo pasqyrues i ndonjë ekspozite homonime, por kërkimet tona të thelluara pranë Nikon Salon nuk na dhanë ndonjë rezultat pozitiv, pasi një ekspozitë, zakonisht nuk shoqërohej me një guidë të këtij niveli superior, por edhe për faktin se një ekspozitë me punimet e katalogut përbënte një ndërmarrje shumë të kushtueshme për një shoqatë artistësh e teknicienësh.

Nga një këndvështrim tjetër, konstatojmë se gjatë kohës kur është përgatitur dhe botuar libri (1982), Gjon Mili jetonte vitet e fundit të jetës dhe, pas një aksidenti  rrugor, ishte edhe i sëmurë nga pneumonia, pra ai nuk ka qenë në Japoni për ceremoninë e librit. Megjithatë, një vështrim i kujdesshëm tregon se katalogu është kompozuar e kuruar sipas ideve të tij, ashtu si ai ka vepruar edhe për veprat  të tjera që bënë jehonë të gjerë.2)

Por le të futemi tani në brendinë e katalogut: Në fillim të tij–një e papritur surprizuese: një portret i Gjon Milit i panjohur deri sot (faqe 4).

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Këtë fotoportret e ka realizuar David Douglas Duncan (1916-2018), një prej fotografëve dhe foto-reporterëve më të famshëm amerikan të terrenit, fillimisht në Luftën e Dytë Botërore në Japoni (Pearl Harbour, në Betejën në Okinawa), Luftën e Koresë, etj., ku u bë i famshëm nëpërmjet  veprave të tij  fotografike “This is War” (Kjo Është Lufta), 1951,” I Protest!” (Protestoj!), 1968, “War Without Heroes” (Luftë pa Heronj), 1970, si dhe rreth 20 veprave të tjera fotografike, apo kutimeve të tij. Gjatë viteve  1950-1970 ai ka punuar e ka botuar gjithashtu edhe në revistën “LIFE” ku, sigurisht, është njohur dhe miqësuar me Gjon Milin. Po ashtu Duncan është njëri nga fotografët që ka fotografuar më dendur Picasson, veçanërisht në jetën  personale e familjare të tij dhe ka botuar disa libra për të.3) Në këto rrethana ai është  takuar edhe me Gjon Milin. Edhe Gjon Mili i ka bërë shumë foto Duncan-it. Figurativisht ata kanë operuar në të njëjtin ekosistem fotografik në SHBA dhe Europë.

Produkt i këtyre marrëdhënieve kolegësh është edhe fotoja që ai i ka bërë Milit. Fotoja është marrë në një çast të pavëmendshëm të Gjon Milit, ndërkohë që Duncan ka shfrytëzuar intuitën e zhdërvjellët e të sprovuar në krijimtarinë e tij për të bërë një shkrepje, duke e rrëmbyer Gjon Milin në një  çast domethënës (“stop action”). Duke iu referuar krijimtarisë së Duncan dhe fotove të tjera të Gjon Milit, nuk është rastësi që kjo foto të rezultojë, për mendimin tim, portreti jozyrtar më i realizuar për Gjon Milin në këtë periudhë të jetës së tij, mbetur i  panjohur edhe për publikun deri në ditët tona.

Koha e realizimit të fotos, sipas mendimit tim, duhet të jetë midis fillimit dhe mesit të viteve ’70, kur ai ishte në moshë madhore, por ende vital e aktiv, me performancë të lartë prodhimtarie artistike.

 Elementët vizualë fizikë dhe ato shpirtërore e emocionalë kanë kapur në mënyrë perfekte esencën unike të Gjon Milit, ashtu si e kanë përshkruar edhe me fjalë, apo art edhe personalitete të tjerë, si Zhan Pol Sartri, Arthur Miller, Picasso, Sean O’Casey, Saul Steinberg, Pablo Casals, Henri Cartier- Bresson, John Loengard, etj.

Gëmusha e flokëve është rralluar, ato janë zbardhur e zbutur, balli i është shogur, çka i japin një pamje më fisnike. Syzet e  vendosura mbi vetulla përbëjnë një detaj shumë domethënës për një njeri që punon vazhdimisht me shikimin dhe vëzhgimin, por edhe me shplodhjen për disa çaste. Pra, fotoja është shkrepur në momente pushimi, a bisede. Fytyra ka rrudha të theksuara, sidomos rreth syve, të cilat dëshmojnë për një përvojë të gjatë jetësore dhe intelektuale. Hunda e madhe me kurriz (që një gazetar në Francë e ka quajtur me humor ”aerodinamike”) dhe  mustaqet ngjyrë platini i japin  një karakter  individual klasik prej malësori mesdhetar. Dora e mbështetur pranë qafës dhe qëndrimi pak i përkulur krijojnë një ndjesi të lehtë tundimi, një tension të lehtë, meditim edhe reflektim të thellë. Në të njëjtën kohë, vërehet një intensitet i brendshëm: vetullat e mbledhura lehtë, që ia zvogëlojnë edhe më sytë  e përqëndruar dhe depërtues, sugjerojnë një mendje kërkuese, kurioze dhe analitike. Ky është portreti i një njeriu që jo vetëm shikon botën, por përpiqet ta kuptojë dhe ta zbërthejë atë përmes artit të tij. Veshja e parapëlqyer e tij me këmishë të errët dhe kollare  me lule e një xhaketë sportive, nuk ka ndryshuar shijen e tij gjithë jetën. Mungon vetëm cigarja e përhershme në buzët e tij.

Ky portret i Gjon Mili është intim, por edhe fuqimisht karakterial, duke na dhënë një ndjesi të thellë introspektive dhe reflektuese  për personalitetin e tij si artist dhe si njeri. Ai sheh brenda vetes. Fotoja mund  të konsiderohet edhe si “portret pjekurisë” profesionale e artitistike. Kjo përbën edhe narrativën e subjektit që, edhe pse i referohet spontanitetit, ngrirjes  së një çasti kalimtar, kapjes në befasi, elementët e botës së brendshme, psikologjikë, emocionalë, i sinqertë e i paanshëm para kamerës, gjestikulacionet e befta  e të pastisura, por edhe gatishmëri kolegësh, që shprehin natyrshmëri e dashamirësi profesionale, modestie dhe përulësie, tipike për artistë të mëdhenj që e kanë tejkaluar nevojën për vetëafirmim. Nga ana e tij, fotografi David D. Duncan e njeh mirë personazhin, ndaj nuk është munduar shumë për të gjetur çastin vendimtar, ndoshta pas disa sprovave gjatë komunikimit të tyre. Artistët e rregjur i ndiejnë momentet kur elementët vizualë dhe emocionalë të imazhit përputhen dhe janë në rezonancë në mënyrë të përsosur, duke rrëmbyer esencën subjektit. Ky portret karakteri e paraqet Gjon Milin si një figurë  reflektuese, thellësisht njerëzore—një artist që mbart në fytyrë dhe në qëndrim të gjithë përvojën, ndjeshmërinë dhe inteligjencën e tij krijuese. Andaj kjo foto, mishërim i një figure humane e intelektuale të përmbushur mbetet ikonike.

Nga pikpamja teknike fotoja duhet të jetë realizuar në një mjedis pune të Gjon Milit, (edhe pse studioja i ishte djegur).  Kompozimi minimalist në një hapësirë, apo sfond të errët, ku ndriçimi dramatik dhe i përqëndruar,  ka krijuar kontrast të thellë dritë-hijesh bardh’ e zi, pra një mizansenë që edhe Mili e preferonte dhe e zbatonte shumë dendur  në krijimtarinë e vet. Efekti është pothuajse skulpturor: fytyra duket si e gdhendur në dritë-hije. Kontrasti i fortë mes të bardhës së flokëve dhe sfondit të zi krijon një aureolë vizuale rreth kokës—thuajse simbolike për figurën e tij si mjeshtër i dritës. Duket  sikur një fotograf portretizon një tjetër fotograf — një akt reflektimi artistik. Portreti bëhet kështu jo vetëm imazh, por edhe interpretim i një mendjeje krijuese. Dhe së fundi, vetë fakti që Mili ka zgjedhur këtë foto si  prezantuese në një album të rëndësishëm ndërkombëtar të krijimtarisë së tij, tregon që kjo foto e përfaqëson atë me dinjitet të plotë figurativ.

Edhe parathënia e gjatë (f. 6-9) i përket David Douglas Duncan. Ja si shprehet ai midis të tjerash, për Gjon Milin:

Vetëm Gjon Mili…

Gjon Mili (i cili konsiderohet si një nga fotografët vërtet të mëdhenj) ishte i vetmi që e zgjeroi fushën e shprehjes fotografike në mënyra që pak njerëz e kishin provuar para tij.

Eksplorimi i flasheve stroboskopike jashtzakonisht të rrezikshme, me tension dhe shpejtësi të lartë, që zgjatnin vetëm një fraksion të sekondës fitoi njohje të jashtzakonshme jo vetëm nga ata në industrinë fotografike, por edhe nga specialistët e inxhinierisë elektrike në MIT, ku Mili studio pasi emigroi në SHBA.

Eshtë e vetkuptueshme që yjet e Hollivudit dhe të Broduei-t që u fotografuan duke përdorur teknikën e fotografisë stroboskopike të Milit e lavdëruan punën e tij, madje pati edhe një kohë kur… shumë yje u përpoqën të fitonin famë duke u fotografuar nga Mili …

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

…Përqëndrimi në vetvete, personaliteti i zjarrtë, kokëfortësia e herëpashershme dhe qëndrimi ndonjëherë jashtzakonisht këmëngulës  ishin gjithashtu të rëndësishme. Megjithatë, ai shfaqi talent të jashtzakonshëm në artin e retorikës kur mbronte teoritë dhe ëndrrat e tij. Endrra e tij ishte të ngrinte  lëvizjen me shpejtësi të lartë prej 1/500.000 e sekondës, duke ruajtur subjektin e shumëfishtë lëvizës në një kuadrat të vetëm filmi negativ. Një ide e tillë nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend asnjë fotografi tjetër.

 Mili nuk bëri thjesht fotografi; ai krijoi shprehje fotografike!

Ai e bindi, gjithashtu, artistin e madh të këtij shekulli, Pablo Picasso (unë e di më mirë se kushdo sa e vështirë është ta bindësh Picasson, bile duke qenë edhe miku i tij më i ngushtë…) të pikturonte në hapësirë me një dritëz si laps, por këto vepra të çmuara të Picassos u krijuan për kamerën e Gjon Milit dhe  mbeten vetëm në filmin e Gjon Milit.

Gjon Mili ishte i vetmi që i bëri të mundura shprehjet vizuale në dukje të pamundura.

Ndihem sikur mund ta shoh qartë atë që po bën Gjoni tani përmes lentes së fokusuar të kujesës sime.

… Vitet e fundit ai e ka kaluar zgjuar pjesën më të madhe të kohës.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

…Unë e konsideroj atë një gjeni të madh krijues, i cili ka përfshirë këto elementë në përvojën e tij teknike, e ka rritur nivelin e tij intelektual në steka të larta dhe e ka sfiduar vazhdimisht veten për të arritur një shprehje unike vizuale që e dallon nga të tjerët…” 4)

Para se të shfletojmë katalogun, përmendim se dizajnin grafik të tij e ka realizuar gjithashtu një nga personalitetet  më të shquara japoneze  të shek. XX, Yusaku Kamekura (1915 – 1997), me pseudonimin artistik Boss.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Katalogu është paraqitur i ndarë në   disa kapituj,  të cilët fillojnë me “The Human Equation” (Raport  Njerëzor). Sërish ky kapitull fillon me një foto lirike, nga të hershmet  e tij, pothuajse të panjohur deri sot, “Djali duke ngrënë shalqi” (v. 1938  ) dhe vijon me dy figura vajzash të mitura  në situata të kundërta emocinale (v. 1941), që pasojnë disa portrete të artistëve të shquar si Alexander Calder, skulptor  modern amerikan (1959), Saul Steinberg me një portret komik (1955), piktor shumë i njohur, ai që  ka realizuar karikaturën e famshme personifikuese të Gjon Milit, e cila prezantohet shpesh në evente  dhe ekspozita, Helene Weigel, regjisore e shquar gjermane - vejusha e dramaturgut Bertolt Brecht- një portret i vështirë psikologjik i shkrepur në një situatë shumë të veçantë intriguese nga Gjon Mili në vitin 1963, si dhe dy  portretet skulpturore antike që shquhen për lojën dhe kontrasteve të dritës, ai i  Marcus Tullius Cicero, burrështetasi, filozofi, studiuesi, oratori më i madh romak, si dhe ajo e një bukurosheje romake që Mili i ka “qëndisur” me rastin e një rubrike historike të qytetërimit antik romak të realizuar prej tij dhe të botuar në disa numura të revistës Life, në vitin 1966.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILLA RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Kapitulli i dytë  “Let Us Dance”(Le të vallzojmë) çelet me një foto dyfaqëshe negative të aktorit, valltarit, këngëtarit amerikan, Raymond Bolger (v. 1940), Siç dihet, Gjon Mili ka qenë i pari që  dhënë një kontribut të paçmuar në krijimtarinë e tij mbi muzikën që nga fillimet e tij e deri në fund të jetës me foto ikonike të shumë zhanreve shfaqjesh, si në vallzim, këngë, muzikë, balet, opera, teatër, muzikale, ku shfaqen me intensitet të lartë dinamizmi dhe lëvizja me shpejtësi shumë të lartë,  apo e zbërthyer në fraksione  shumë të shkurtra kohore,  duke i shndrruar fotot jo vetëm në vepra të mrekullueshme artistike, por edhe në në studime të mirëfillta shkencore e profesionale. Madje, ekspozitën e parë me 50 foto, në jetën artistike të tij, ia ka kushtuar vallzimit në lëvizje në vitin 1942 në Muzeun e Artit Modern, New York. Midis një duzine fotosh kinetike me frekuencë të lartë të dritës strobe, Mili, si një magjistar, ka aftësinë që ta e bëjë një valltare të duket si një trupë e tërë balerinash, ndonëse është një e vetme. Fotot e këtij kapitulli shndrrohen në emocione të veçanta fantazie e lirizmi të paprovuara më herët. Midis tyre të shtangin me befasinë e kinetikës dy fotot e Martha Graham (v. 1941), ato të Patricia McBride (v. 1962), George Balanchine (v.1965), Karamu Dancers (v. 1941),  Nora Kaye (v. 1947), etj.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

 Nuk është rastësi që krijimtaria artistike e Gjon Milit në zhanrin e fotografisë sportive të zerë një vend të posaçëm e të merituar në  veprimtarinë e tij. Fotografitë me tematikë dhe përmbajtje sportive janë dallëndyshet e para dhe  shënojnë për Gjon Milin fillimin e gërshetimit të kërkimeve të tij shkencore dhe artistike, në mpleksjen e të cilave ai do të brumosej më tej si një artist fotograf i veçantë, me fizionomi origjinale autentike e evolucioniste përsa i takon marrëdhënieve e pikëtakimeve të dritës,  kohës, hapësirës dhe lëvizjes. Këtë realitet e vlerëson më mirë se kushdo vetë fotografi ynë në librin e tij “Gjon Mili-Photographs & Recollection”, i cili e fillon shtjellimin e “subjektit” të tij me kapitullin “Sports”. Madje edhe fotografia e parë e botuar në revistën LIFE kishte subjekt sportin: tenistin Bobby Riggs5),  Nora Kaye (v. 1947), etj

Ky është edhe kumti evolucionist i paraqitjes së kapitullit  të tretë “Sports”, ku paraqitet një ekstrakt me 11 foto nga qindra të tilla të zhvilluara në terrene sportive apo në studion e tij, ku Gjon Mili e shndrronte edhe sportin në art dhe shkencë. Shumë nga fotot e tij sportive kanë zënë vend në kopertina librash, revistash, reklamash sportive, sensibilizime shëndetsore, etj. E veçanta e  këtij kapitull janë fotot me dimensione të mëdha dyfaqëshe, sepse edhe arenat sportive  janë të tilla. Kapitulli çelet me një foto shumë entusiaste të një vajze që hidhet me litar,  që harmonia stroboskopike e sjell me dallgëzime dritë-hijesh në shumë situata gazmore.(v. 1941) Të tjera foto nga hokey me kuaj,…, lufta e gjelave, gara me qen, basketbolli, gjimnastika, atletika, skerma, bilardoja, etj., janë disa nga veprat e zgjedhura për këtë katalog surprizues të Gjon Milit.

Vetë Gjon Mili, lidhur me këtë fillim premtues pranon: “Mora një mësim… mësova diferencën midis një fotografie deskriptive (përshkruese) dhe një ekspresive (shprehëse). Thelbi i këtij ndryshimi është drita stroboskopike, fraksionet,  kuantet e saj.

Arsyeja tjetër po aq e rëndësishme ështe se disiplinat e ndryshme sportive, që kanë në thelb lëvizjen me shpejtësi të nxituar, përbënin një skenografi shumë të përshtatshme në lëvizje të vazhdueshme, me dinamizmin e sforcuar fizik dhe situatat psikologjike dramatike të sportistëve.

Pra janë në lëvizje, çka do të thotë se ndryshojnë nga fotografitë e fotoreporterëve të tjerë sportivë, janë frut i eksperimentimeve të tij.

Gjatë viteve 1938-1942  këto cikle fotoesesh u botuan në rubrikën e parë hyrëse dhe më të rëndësishme “Speaking of Photography”, si dhe në rubrikat “SPORT”, “Life and Sport”, “Science and Sports”, apo “Picture of the Day” të revistës “LIFE”.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILLA RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Si një intermexo kalimtare  me nota të gjalla intriguese e lirike paraqitet kapitulli pasardhës me një titull argëtues “Catch as Catch  Can” (Kap ç’të Kapësh”). Figura e maces Blackie, që Gjon Mili  e fotografoi në disa pozicione gjuetije, janë dy fotot  e tij për të, që u shkrepën më 1943 me idenë e kërkuar nga ushtria amerikane  se çfarë vetish e refleksesh duhej të kishte një ushtar, duke iu referuar në mënyrë fantazuese e artistike disa  instikteve të maces në përballje me prenë e saj. Madje, Mili është autor ilustrues i një libri amerikan të titulluar “How to Shoot the U,S. Army Rifle“ (Si të gjuash  me karabinën ushtarake amerikane) ku, me fotografi stroboskopike shkencore ushtarake, të cilat janë foto të shumta stroboskopike që zbërthejnë figurativisht çast pas çasti rregullat e lëvizjeve suksesive të  përdorimit të armës kryesore të këmbësorisë.6)7) Ato janë botuar gjithashtu edhe në revistën LIFE.8)  Ja çfarë thotë vetë Gjon Mili për kotelen e tij: “Blackie (Zeshkanja) ardhi tek ne në përgjigje të një kërkese rreziku: “E nevojshme, një mace e zezë për të përmbushur sloganin ushtarak….’Ji vigjilent, ji i qetë, ji i shpejtë, ji vrasës!’ Ajo e provoi të jetë gjithçka i kërkohej, bile më shumë, ajo u bë në studio banori më i dalluar. Gjysmë angora (lepurushe), gjysmë bredharake, kokëkrrisur dhe mendjemadhe, ajo bënte ç’të donte dhe kur të donte. Kishte një zakon irritues të shfaqjes së pakënaqësisë së saj duke grisur me kthetra kadifet e sfondeve. Por mund të ishte edhe shoqëruesja më qetësuese kur  qëndronte pas meje në errësirë, e palëvizshme, me sytë që farfurinin, ndërkohë që unë përpiqesha t’i bëja ndonjë foto netëve…’’ 9)

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Foto të tjera të këtij kapitulli, me idenë e spontanitetit dhe lëvizjes së shpeshtë, janë   edhe disa fotografi,  po ashtu stroboskopike e analizuese të fenomeneve praktike, të mekanizimit, lehtësimit, thjeshtëzimit, ekonomizimit, apo rritjes së rendimentit në punë, të cilat përbëjnë kombinime të jetës e veprimtarisë ditore dhe  imagjinatës krijuese   të Gjon Milit  në ndihmë të njerëzve, punëtorëve, amvisave dhe shoqërisë. Ndër to veçojmë “Montimi i dadove”(1946), “Solarizim” (1942), “Moda, elektronika dhe Rruazat (1945), “Fajkoi në Qiell” (1940), si dhe kryevepra e tij  “Pikaso vizaton me dritë “(1949) - të gjitha të realizuara me teknika inovative që mpleksin lëvizjet e shpejta, dritën stroboskopike, kondensatorët e fuqishëm,  dhe diafragmën e aparatit të zotëruar nga një mjeshtër plot fantazi vizive.

Një pasuri të madhe fotografike të rëndësishme për historinë e filmit dhe  asaj skenike ka lënë Mili, jo vetëm nga pikpamja shumë e gjerë dokumentuese, por edhe nga ajo artistike. Ai krijoi një lloj filmi që i përshtatej koncepteve, kapaciteteve dhe këndvështrimeve të tij profesionale, filmin muzikor me metrazh të shkurtër. Por ai ka një prodhimtari të pasur edhe  si fotograf në sheshet e xhirimit të filmave artistikë hollivudianë e ndërkombëtarë, si dhe në skenat e teatrove, operave, koncerteve të mëdha  në Broadway dhe MET. Këtë përshtypje të përqëndruar tenton  të emetojë edhe kapitulli “Movies & Theatre” (Filmat dhe Teatri).

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Ai ka realizuar si regjisor disa filma të shkurtër, por të famshëm hollivudianë (“Warner Bross. Pictures”) si “Jammin’ the Blues” (1944), i nominuar për çmimin Oscar,  një tjetër përpjekje për të prodhuar filmim e dytë Jammin’the Blues në vitin 1950, me titullin “Improvization”, “Stompin’ for Mili”, 1954, “Jazz on the Screen” ( Muzikantë të Kuartetit  Dave Brubeck), 1955, etj.

Dihet, madje, se Gjon Mili ka xhiruar me skenarë të tij edhe disa filma dokumentarë, ose fragmente jo zyrtare kushtuar veprës së Pablo Casals, Sean O’Casey-t, inserte dokumentarësh për  fotografin e shquar francez “Henri Cartier-Breson- Photographer, 1958”, të tjerë  kushtuar “Raul Dufy Paints”, 1950, “Casals, Prades Festival”, 1950, “Jean Babilee, dancer”, 1951,   “Salvador Dali”, 1951, “Eisenstadt Photographer: The Tall Man”, 1955, si dhe “Homage to Piccaso”, 1967

Ndërkaq si fotograf në sheshet e xhirimit, janë dhjetra fotoreportazhe mbi filma, teatro, opera, balete, koncerte, vodevile,  cirk e shfaqje të rrugës, vepra të tjera muzikore e skenike, portrete këngëtarësh, aktorësh e artistësh  të gjinive të ndryshme filmike e skenike, të  botuara mbi 160 herë nëpërmjet qindra e qindra  fotosh,  kryesisht në revistën “LIFE” e organe të tjera mediatike, si “TIME”, “Vogue”, “Popular Photography”, “Glamour”, “The British Picture Post” , the “French Du”, etj, që përbëjnë një pasuri të paçmuar botërore krijuese e historiko – kulturore për artin kinematografik e skenik, Midis tyre veçohen 15 filma të prodhimeve amerikane e ndërkombëtare (“Shadow of a Doubt” (Hije dyshimi), Alfred Hitchcock 1943, “Edge of Darkness” (Skaji i Errësirës), “Action in the North Atlantic” (Aksion në Atlantikun e Veriut), “West Side Story” (Histori nga Perëndimi), 1961, “Boccaccio  ’ 70”. 1962, “The Night of  the Iguana” (Nata e Iguanës), 1963, “Young Cassidy” (Kasidi i Ri), 1965, Ledy L (Zonja L.), 1965, etj.…Po kështu ka ndodhur edhe me shfaqjet teatrale, operat, koncertet e mëdha, etj. Në këtë kontekst duhet  vështruar edhe kapitulli “Movies & Theatre” i këtij katalogu, ku janë vendosur 11 foto  skenike dhe figura aktorësh të njohur. Midis tyre, për herë të parë botohet e plotë fotoja gjithëpërfshirëse e shumë komplekse e  skenografisë së filmit “Aksion në Atlantikun e Veriut” (Action in the North Atlantic) i kompanisë hollivudiane Warner Bross.  Fotot e realizuara nga Gjon Mili, i cili, veç të tjerash qëndroi për 45 minuta,  30 metra përsipër një anijeje çisternë që digjej,  i rrezikuar nga flakët dhe temperaturat e larta, realizoi një nga skenat më të mëdha e komplekse të përdorura në Hollivud.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILLA RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Të tjera foto të krijojnë idenë pamore të një fotografie të veçantë, kryesisht bardh’e zi, ku loja e kontrasteve të thella  dritë-hije dhe stroboskopia e shumëfishtë mpleksin dramaticitetin dhe algoritmin e shfaqjeve. (Alfred Hitchcok, 1942, Samuel Becketi, 1958, Alex Monson, 1964, Ella Fitzgerald 1944, Glora Foster, 1961, Eugen O’Nail,  etj.)

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Periudha e parë e krijimtarisë së Milit, ajo e viteve ’40,  koincidoi me  daljen dhe evoluimin   e muzikës së  gjinive të reja alternative, me ritme e rituale afroamerikane,  si ato xhaz, swing,  regtime, bluz,  të cilat e kishin bazën kryesisht tek improvizimi, loja në ambjente klubesh nate, hollesh, apo sallash kulturore e sociale, në banda dhe orkestra të vogla, që shoqëronin  këngëtarë kryesisht me ngjyrë të interpretonin pa ndonjë program të parapërgatitur, por me sinkopime (të ndërrueshme në moment). Këto  ishin  shanse që instrumentistët dhe këngëtarët  të demonstronin   talentin e tyre  gjatë performancës, madje dhe zhvillimin e ideve muzikore të paraqitura në pjesët e interpretuaar. Vitet e arta të muzikës xhaz e gjetën Gjon Milin në vlugun e  punës së tij intensive krijuese. Nuhatës e gjurmues i thukët, ai e përcolli atë  me botime të shumta e synime të menduara e piketuara  jo vetëm  për krijimtarinë e përditshme fotografike, por edhe me vizione  më largpamëse.

Madje, ai shfrytëzoi edhe studion e tij të madhe, e cila mund të mbante një numur të madh artistësh instrumentistë, këngëtarë,  spektatorë,  si dhe një numur të madh instrumentash muzikorë,  madje edhe dy piano me bisht.  Në këtë mjedis janë zhvilluar disa aktivitete të tilla muzikore, si festa e Krishtlindjes, apo ato   të quajtura Jamm Sesion, në bazë të të cilave u xhiruan nga Gjon Mili edhe disa filma të famshëm  me metrazh të shkurtër të njohura si “Jammin’ the Blues”, të parin e të cilëve ai e kishte realizuar  në Hollivud. Aftësitë inxhinierike të  Milit jo vetëm mundësuan zbulimet e tij teknike por influencuan gjithashtu përshtatshmërinë kriijuese,  duke nxjerrë në pah intelektin e tij  në kapjen e lëvizjes dhe  krijimin e imazheve imponuese.   Ato mbeten  portretet më intime dhe më uniket e legjendave të xhazit të bëra ndonjëherë nga  një fotograf, studion e të cilit “LIFE” e epitetoi “guva plot tym  dhe  djersë”.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILLA RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Ndërkohë, periudha e fundit fotografike e Gjon Milit në fushën muzikore, përkon kryesisht me muzikën klasike, me kompozitorët  dhe interpretuesit e mëdhenj të asaj kohe si Stravinski, Pablo Casals, etj.) Po ashtu, Mili lëvroi edhe  një lloj tjetër fotografie (kryesisht me ngjyra) që mund ta konsiderojmë si invers të fotografisë stroboskopike dhe që studiuesit e kanë pagëzuar si “fotografia pa formë”, ku diafragma  shkon në drejtim të kundërt me lëvizjen e subjekteve që fotografohen dhe që lenë një imazh të “mjegulluar”, një turbulencë  të ylbertë, si vazhdim i veprimit muzikor. 

Pra, në kapitullin  e fundit, paraqiten 22 foto me dimensione të mëdha që ilustrojnë vetëm një pjesë modeste, por të përsosur të Gjon Milit në fushën e fotografisë me temë nga përfaqësimi i muzikës dhe krijuesve e interpretuesve të saj të shquar të shek. XX. me sprova eksperimentale të teknikave të tij novatore.

Përveç vlerave të padiskutueshme artistike, të një  rëndësie  të veçantë biografike, në fund të librit janë edhe tre shkrime të vyera, të panjohura deri sot, nga personalitete të shquar  të fushës së fotografisë. I pari është  shkruar  në formë kujtimesh nga Phillip B. Kunhardt Jr., kryeredaktor i revistës “LIFE”. Tjetri, përbën një intervistë të gjatë e Gjon Milit: “Gjon Mili flet për fotografitë e tij” që ai i ka    dhënë  Jun Miki-t mbi jetën dhe aktivitetin e tij artistik  dhe i fundit, si epilog, një shkrim me mbresa personale po  nga Jun Miki - Kryetar i Klubit Nikkor të Tokios. Këto shkrime e plotësojnë figurën e Gjon Milit si një artist dhe njeri, duke e vendosur  atë në pjedestalin e  merituar të një figure, që i ofroi fotografisë  amerikane e botërore zbulime e risi të reja artistike e teknologjike për kohën kur punoi.

Për të krijuar disa momente që nuk janë njohur deri sot,  po i vendosim ato më poshtë, me disa shkurtime.

Phillip B. Kunhardt Jr. -  Kryeredaktor i revistës “LIFE”

Për Gjon Milin

E dëgjova për herë të parë emrin e tij në vitin 1950. Në atë kohë po lexoja revistën “Life”. Isha një reporter rishtar në seksionin e argëtimit të revistës “Guys and Dolls”, që sapo kishte filluar në Broadway dhe Gjon Mili, i famshëm për temperamentin e tij,  për teknologjinë e blicit dhe stroboskopinë, ishte  angazhuar për të fotografuar numrat hit të muzikalit. Katër orë pas shfaqjes së mbrëmjes iu kushtuan  instalimit të ndriçimit dhe provave të kamerave me interpretuesit. Gjithçka po shkonte mirë, kur Mili u përpoq të fotografonte finalen e këngës “Tick Back Your Mink”, ku gjatë  gjithë refrenit, të gjithë, të veshur me veshjet e rënda të shfaqjes, papritmas bënë sikur ishin të zemëruar, i grisën palltot e tyre prej pellushi dhe i hodhën ato drejt audiencës.

Producenti tha: “Jo, aty!”

 “Pse, jo?”, tha Mili

Producenti tha: “Absolutisht s’do të të lejoj ta fotografosh atë skenë”; por ai kishte frikë se një foto e tillë e munguar në revistën LIFE do ta  zvogëlonte surprizën e freskët të pikës kulminante të shfaqjes.

 “Më sillni kryeredaktorin”, më bërtiti mua Mili. “Zgjoje dhe i thuaj se po largohem, s’jam mirë.”

Duke u dridhur, shkova në dhomën e  zhveshjes dhe formova numrin. Ishte ora 2 e mëngjesit. Personi  në anën tjetër të linjës foli me zë të ulët disa fjalë, pra më dha mbështetjen që Mili kërkonte.  Atëhere, Mili mblodhi pajisjet dhe u largua.

Eshtë një shembull i shkëlqyer i këmënguljes dhe vendosmërisë. Vazhdova të punoja me të në shumë projekte më pas. Ne transportuam mijëra bateri dhe pajisje ndriçimi në kinema në të gjithë bregun lindor dhe madje i ngritëm ato deri në traversat e kompleksit sportiv  “Madison Square Garden”, Stadium “Yankee” dhe në çatinë e Polo Ground – të cilat i duheshin  për të bërë foto në aksion…

…Qysh në fillim e kuptova se Gjoni ishte një person që preferonte vetminë. Megjithatë, kjo nuk do të thoshte se ai heshtte. Ai  mund të luante poker, të pinte një gotë whiski, ose  t’i  bënte të dyja njëkohësisht, ose edhe nqs  nuk kishte asgjë tjetër për të bërë, ai mund të fliste gjithë natën për realitetin, bukurinë, ose çdo gjë tjetër që i interesonte, madje  pa u mërzitur.

 Mili ishte një yll në një farë mënyre  kur ishte në skenë, duke u dhënë udhëzime aktorëve.

Ai i inkurajonte dhe i qetësonte aktorët, duke i bërë ata të performonin përtej asaj që i kishin dhënë audiencës dhe, sapo fikeshin dritat, ai largohej shpejt nga qendra e vëmendjes. Pastaj, për një kohë të gjatë dhe të tensionuar, ai zhytej në dhomën e tij të errët me filma negativë. Mili refuzonte të bënte lëvdata për veten. Ai e linte talentin e tij të fliste vetë përmes punës së tij. Ai ishte i vendosur të mbronte imazhin e tij të plotë me vendosmëri të palëkundur. E mësova këtë në mesin e viteve 1950, pikërisht kur magnetofonët po fillonin të bëheshin të popullarizuar. Unë dhe kolegu im e regjistruam fshehurazi Milin, ndërsa nata po kalonte dhe fjalimi i tij arriti kulmin.  Kur nxorëm magnetofonin dhe filluam ta luanim regjistrimin me Milin në prani të njerëzve të tjerë të asaj mbrëmjeje, hasëm një shpërthim të  paharrueshëm zemërimi. Ajo që ai kishte thënë atë natë nuk duhej të ishte regjistruar ose luajtur fshehurazi, pa lejen e tij. Duke lënduar ndjenjat e tij në  mënyrë të padrejtë, ne e fshimë regjistrimin nga shiriti.

…Pavarësisht, nëse i pëlqeu apo jo, ky vit doli të ishte një vit i shkëlqyer për të. Nga faqet 98 e tutje të numurit të muajt  Nëntor 1980 të revistës LIFE paraqiten disa nga fotografitë e tij më përfaqësuese, një parapamje e librit të tij retrospektiv  që, së shpejti,  do të botohet  nga  Shoqëria Grafike e New Yorkut. (Bëhet fjalë për  librin “Gjon Mili- Photographs & Recollection” - KB) Ai gjithashtu ka planifikuar një ekspozitë të madhe në “Qendrën  Ndërkombëtare të Fotografisë” në New York dhe ështe nderuar me një ftesë për darkën vjetore të Qendrës.

…Ka ndodhur shumë kohë më parë,  Jean-Paul Sartre e ka përshkruar Milin  “…si një milingonangrënës,  që gjithmonë nuhat nëpër botë,, ”. Edhe sot, nëse vizitoni zyrën e Gjonit në katin e 28-të të ndërtesës sonë, ajo është e mbushur me kujtime të shqisës së tij të mprehtë të nuhatjes. Do të gjeni vepra nga  Breht, O’Casey, Casals, Calder, Picasso, Zerki dhe të tjerë, si dhe foto të gurores së Carrara-s në Itali, e cila prodhoi skulpturat e Chartres dhe Mikelanxhelos. Fotot e tij janë të mbushura me interpretimet e tij të gjenialitetit  njerëzor, elegancës dhe humanizmit. Por ai gjithashtu ka një sy të mprehtë në anën e errët të botës.

Këto përfshijnë  fotot e dëshmive në  Skandalin e Watergate, apo  në skenat rrënqethëse të takimit dhe fotografimit të  Adolf Eichmann.

The walls of Mili's office are a different kind of data. They are decorated with memories and souvenirs from his past. For example, there are photos of his grandfather, a poor Albanian, caricatures by Saul Steinberg dedicated to him, caricatures of Hirschfeld, letters, memos, newspaper clippings that he has selected himself, and photos of Schwetzer by Jean Smith, a young friend of Mili's.

Mili tells about himself. Words complement and explain his photographs. “I think,” he wrote, “that I have spent my whole life reading people’s faces… You can tell a lot about a person by looking at them…”

 When I finished reading the book, I turned to John and said: 

"You should be proud of your life." He pursed his lips, lifted his chin towards me, and blinked kindly:

"Pride is a bit of an exaggeration, I'm just happy that I didn't fail," he corrected me.

A RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILLA RARE BOOK AND AN UNKNOWN PORTRAIT OF JOHN MILL

Afterword

Jun Miki - Chairman of the Nikkor Club

(excerpt)

I met Mili in 1954.

When I asked my friend Elliot Ellison at LIFE magazine to name just one of the best photographers in Life magazine, Elliot immediately responded: “Gjon Mili. He’s very creative.” He even went so far as to declare; “There are no photographers like him in Life magazine.”

At that time, Life magazine featured a constellation of wonderful photographers like Eisenstadt, Dimitri Kessel, Margerite Burke White… and Elisokhon, but if I had to mention one of them, it would be Gjon Mili without hesitation.

One day Eisenstadt said, “This weekend, Burke White and I are going to work as assistants to John Mill.” She spoke happily: “Yes, I really want to learn Mill’s flash photography techniques…”

It was a huge shock to me. A superstar among superstars in the world of photography at the time, Margaret Bourke White happened to be carrying a Mili flash.

…Eliott once took me to Gjon Mili's studio in Union Square. It was a sparsely furnished studio.

At that time, Life magazine held a competition for young photographers. Dennis Stock won first place.

"Your assistant, Dennis Stock, is now working at Life."

"He is not my assistant, he is my student and disciple...", said Mili.

I think John Mil was a very impressive person.

John Mili's Christmas party was a major event at Life Records. Every year, he would invite different people who worked at Life and top-notch jazz musicians to his studio to perform, making the party truly grand. The studio in Union Square was destroyed by fire, and John Mili is now bedridden.

The great legacy he left in the world of photography will never fade.

?The photos in the article are taken from the Japanese catalog "Gjon Mili -The Photographer", 1982. /CNA





Lajmet e fundit nga