"From an hour of conversation, the word 'f*ck you' was chosen"/ Rama replies to the citizen: I have a contract with the people until 2029
Prime Minister Edi Rama, through a video posted on social...
Prime Minister Edi Rama, through a video posted on social...

Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes historisë, politikës dhe kujtesës kolektive. Së shpejti, asaj do t’i shtohet edhe një kapitull gjyqësor.
Dhomat e Specializuara në Hagë - të njohura si Gjykata Speciale - pritet të shpallin aktgjykimin për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë.
Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtyjë këtë afat deri më 20 korrik 2026.
Kjo datë, po ashtu, mund të mos jetë përfundimtare.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Dhomat e Specializuara thanë se mund të ketë ende ndryshime në afatet e parashikuara.
“Gjyqtarët mund të vendosin për një shtyrje tjetër, nëse ajo konsiderohet absolutisht e nevojshme. Sapo paneli të caktojë një datë për shpalljen e vendimit, ne do ta bëjmë të ditur”, thuhet në përgjigje.
Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij - të gjithë figura të larta të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 - ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kur u bë publike aktakuza kundër tyre.
Në atë dosje, ata përshkruhen si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit përmes frikësimit, keqtrajtimit dhe largimit të kundërshtarëve.
Sipas aktakuzës, viktimat e tyre përfshinin serbë, romë dhe shqiptarë që nuk mbështesnin UÇK-në. Së paku 102 persona dyshohet se u vranë, ndërsa më shumë se 20 mbeten të zhdukur.
Prokuroria pretendon gjithashtu se të akuzuarit, për shkak të pozitave të tyre drejtuese, mbajnë përgjegjësi edhe për krimet e kryera nga vartësit e tyre.
Sot, mbi tre vjet pas nisjes së gjykimit, trupi gjykues ka dëgjuar dhjetëra dëshmitarë dhe ka shqyrtuar qindra prova të paraqitura nga prokuroria dhe mbrojtja.
Në përfundim të procesit, prokuroria kërkoi dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej katër të akuzuarve.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar vendim dënimi për të dhjetë pikat e aktakuzës dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 vjetësh, bazuar në kontributet individuale në krime...”, tha prokurorja e specializuar, Kimberly West, më 9 shkurt 2026.
Të katërtit i kanë mohuar akuzat.
Thaçi, i cili gjatë viteve ka mbajtur postet e kryeministrit dhe presidentit të Kosovës, i ka cilësuar ato si “krejtësisht të pavërteta, absurde dhe thellësisht fyese”.
“Është e vërtetë e dhimbshme që kjo prokurori përpiqet t’i hedhë poshtë dëshmitë e zyrtarëve të lartë të NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe OKB-së në këtë gjykatë - të atyre dhe njerëzve të tyre që ishin tërë kohën bashkë me ne në terren”, ka thënë Thaçi duke iu drejtuar gjykatës më 18 shkurt 2026.
Në mbështetje të mbrojtjes kanë dëshmuar disa prej figurave më të njohura të diplomacisë dhe sigurisë perëndimore të kohës së luftës, përfshirë ish-zëdhënësin e Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-komandantin e NATO-s për Evropën, Wesley Clark.
Ata kanë deklaruar se UÇK-ja nuk funksiononte si një strukturë e centralizuar dhe se të akuzuarit kishin më pak ndikim dhe kontroll sesa pretendohet në aktakuzë.
Ky është një qëndrim që ndan edhe një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës, të cilët vazhdojnë t’i shohin Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij si figura të luftës çlirimtare.
Në disa raste, ata kanë protestuar kundër gjyqit, duke e konsideruar atë të padrejtë dhe të njëanshëm.
Për një pjesë të tyre, përfshirë edhe përfaqësues politikë, përqendrimi i Gjykatës vetëm te krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së krijon perceptimin e barazimit të luftës së Kosovës me krimet e kryera nga Serbia, e cila ishte shteti agresor gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Sytë tani janë te gjyqtarët - cili do të jetë verdikti?
Përgjigjja nuk është e njëjtë as mes juristëve dhe studiuesve që e kanë ndjekur nga afër procesin. Disa presin aktgjykim lirues, të tjerë shmangin çdo parashikim, ndërsa ka edhe nga ata që shohin disa skenarë të mundshëm.
Për avokatin e licencuar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, Prokuroria nuk ka arritur të provojë dy shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet aktakuza: ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe përgjegjësinë komanduese të të akuzuarve. Për këtë arsye, ai pret që të katërtit të shpallen të pafajshëm.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një ushtri vullnetare dhe nuk ka pasur hierarki strikte. Pjesëtarët e saj i janë bashkuar me vullnetin e tyre, nuk kanë qenë ushtarë profesionistë dhe nuk kanë pasur detyrime që t’i qëndronin luftës deri në fund. Në rrethana të tilla, nuk mund të thuhet se ka ekzistuar kontroll efektiv në terren, që është një nga bazat për përcaktimin e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, thotë Qerkini për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Megjithatë, jo të gjithë janë të gatshëm të nxjerrin përfundime për rezultatin.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Middlesex të Londrës, William Schabas, thotë se procese të kësaj natyre shpesh vendosen nga detaje të caktuara të provave, të cilat nuk janë gjithmonë të dukshme për publikun.
“Gjyqtarët që po e shqyrtojnë këtë rast, nuk janë nga Kosova. Ata nuk janë të shkëputur nga realiteti politik i Kosovës, sepse ai është pjesë e çështjes që po gjykohet. Por, ata janë të pavarur dhe të paanshëm. Mendoj se shqetësimet apo ndjeshmëritë që mund të shkaktojë vendimi i tyre, nuk ndikojnë në punën e tyre - ata do të vendosin mbi bazën e fakteve dhe provave që kanë para vetes”, thotë Schabas për Exposenë.
Si hulumtuese prej vitesh e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë dhe vëzhguese e afërt e procesit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Nevenka Tromp nuk e përjashton asnjë mundësi.
Sipas saj, ekzistojnë tre skenarë: shpallja e pafajësisë për të katërtit, dënimi i të katërtve, ose një rezultat i përzier, ku disa mund të dënohen e disa të lirohen.
Pikërisht të tretin ajo e sheh si më të mundshmin.
“Kjo gjykatë do të duhet të ruajë një lloj ekuilibri mes pritjeve të palës serbe dhe asaj kosovare. Për këtë arsye, ka gjasa që disa të akuzuar të shpallen të pafajshëm dhe disa të dënohen. Mbetet të shihet nëse do të lirohet një apo do të dënohet një... apo ndonjë kombinim tjetër. Por, do të ketë kompromis”, thotë Tromp për Exposenë.
Vëmendja e Trompit nuk ndalet vetëm te rezultati. Ajo argumenton se gjatë zhvillimit të procesit, ka pasur shqetësime serioze lidhur me standardet procedurale, përfshirë kohëzgjatjen e paraburgimit dhe mënyrën e zbatimit të prezumimit të pafajësisë. Ajo vëren se kritika të ngjashme janë ngritur edhe nga Këshilli i Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit.
Raporti paraprak i këtij mekanizmi, i publikuar më 11 maj, ngriti shqetësime për kohëzgjatjen e paraburgimit, kufizimet në lirimin e përkohshëm, pranimin e provave dhe barazinë mes prokurorisë dhe mbrojtjes gjatë procesit gjyqësor.
Se si do të ndikojnë këto kritika në perceptimin e aktgjykimit mbetet për t’u parë. Sepse, për një pjesë të ekspertëve, verdikti është vetëm një pjesë e historisë. Pjesa tjetër fillon pasi ai të shpallet, në mënyrën se si do të lexohet dhe interpretohet në Kosovë dhe më gjerë.
Këtu e vendos fokusin edhe sociologu dhe profesori në Universitetin e Londrës, Eric Gordy.
Sipas tij, një nga dobësitë më të mëdha të Dhomave të Specializuara ka qenë komunikimi me publikun. Në vend që qytetarëve t'u shpjegohej më shumë se procesi kishte të bënte me përgjegjësinë individuale, hapësira publike u mbush me interpretime politike, ku gjykimi u paraqit si një përballje mes palëve ndërluftuese dhe jo si proces penal ndaj individëve.
“Kush nuk do të donte të arrinte drejtësi historike? Por, unë do të doja që gjyqtarët të përqendroheshin më shumë te drejtësia juridike, ndërsa historianët dhe filozofët të merreshin me drejtësinë historike”, thotë Gordy për Exposenë.
Gordy nuk pret që aktgjykimi të sjellë një narrativ të përbashkët për luftën në Kosovë. Përkundrazi - interpretimet, sipas tij, do të vazhdojnë të ndryshojnë, sepse ato ndërtohen mbi përvoja, kujtesë kolektive dhe këndvështrime të ndryshme politike e shoqërore.
Për këtë arsye, ai e sheh dialogun mes vetë shoqërive si rrugën më të besueshme për t’u përballur me të kaluarën.
“Duhet ta ndajmë historinë nga politika dhe të nxisim një dialog, ku njerëzit në secilin shtet flasin edhe për përgjegjësitë e atyre që i kanë përfaqësuar. Ndarja e njerëzve në heronj dhe armiq nuk i shërben askujt”, sipas Gordyt.
Profesori Schabas është gjithashtu skeptik se një vendim gjyqësor mund të prodhojë pajtim.
Duke iu referuar përvojës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ai thotë se edhe pas dhjetëra aktgjykimeve dhe më shumë se dy dekadash punë, ndikimi i tij në afrimin e shoqërive të rajonit mbetet i kufizuar.
Sipas Schabasit, një skenar i ngjashëm mund të përsëritet edhe pas vendimit të Dhomave të Specializuara.
“Nëse aktgjykimi është kundër tyre, do të ketë njerëz që nuk do ta pranojnë lehtë. Thjesht, për shkak të besnikërisë dhe bindjeve të tyre, jo për shkak të një vlerësimi të ftohtë e të paanshëm të ligjit”, thotë ai.
Për Qerkinin, një aktgjykim dënues do të kishte peshë përtej përgjegjësisë individuale. Ai thotë se fakti që Gjykata ka trajtuar vetëm krimet e pretenduara të UÇK-së, ka ushqyer perceptimin e një drejtësie selektive, me pasoja të mundshme edhe për mënyrën se si do të perceptohet lufta e Kosovës.
“Mund të ndikojë negativisht në perceptimin për UÇK-në, ngase të akuzuar janë krerët e UÇK-së. Pra, UÇK-ja nuk është përbërë nga armatimi dhe logjistika, por nga njerëzit. Dhe, këta njerëz të akuzuar kanë qenë krerët e UÇK-së dhe, domosdo, mund të kriminalizohet e gjithë UÇK-ja”, thotë Qerkini.
Tromp shkon edhe më larg - perceptimi për UÇK-në nuk është i vetmi në lojë.
Ajo argumenton se një aktgjykim dënues mund të ndikojë edhe në mënyrën se si do të rrëfehet shtetësia e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i dhënë Serbisë dhe vendeve skeptike më shumë hapësirë për të sfiduar legjitimitetin moral të luftës së saj çlirimtare.
Kjo, sipas saj, mund ta vendosë Kosovën në një pozitë më të vështirë në betejat diplomatike për njohje, si dhe në raportet me partnerët ndërkombëtarë.
“Shoqëria e Kosovës dëshiron të pranohet në kontekstin politik evropian. Ajo dëshiron të ecë përpara dhe të ndërtojë të ardhmen e saj. Por, ky proces rrezikon ta mbajë të lidhur me të kaluarën dhe të vërë në dyshim qëllimet e mira dhe rezultatin që synon të arrijë kjo gjykatë”, thotë Tromp.
E themeluar nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të vendit, por vepron në Hagë me gjyqtarë ndërkombëtarë.
It followed the 2010 report by former Swiss senator Dick Marty, which raised allegations of serious crimes by former KLA members, including organ trafficking.
Since the latter were not proven and are not part of the current indictment against Thaçi and others, Qerkin says Kosovo has been "deceived." /REL
The United Nations estimates that up to 6.76 million peopl...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensions between the United States and Iran have escalated...
At least two people were injured in a Russian attack on Ki...
Prince William is now richer than his father, King Charles...
Venezuela is facing the tragic consequences of two powerfu...
Serbian President Aleksandar Vučić announced today at a ra...
Serbian President Aleksandar Vučić has announced that he w...
A serious incident has been reported at the CITIC Tower (C...
Ukraine announced on Saturday that it had carried out a lo...
A newborn baby has been miraculously rescued from the rubb...
A magnitude 6.1 earthquake has struck the Hindu Kush mount...
A physical fight broke out in the Georgian Parliament duri...
Hezbollah leader Naim Qassem said Saturday that the milita...
The Central Election Commission (CEC) has announced the fi...
An extreme heat wave has swept across Europe, breaking tem...
A touching story of sacrifice has emerged from the earthqu...
It has been 25 years since Slobodan Milosevic was extradit...
Israel has agreed to withdraw from two areas in southern L...
The U.S. government has allowed Anthropic to reactivate it...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A detainee in Shkodra prison passed away in the early hour...
Two owners of a store in the former Customs area of Tira...
Two vehicles were engulfed in fire during the night hours ...
A 31-year-old man was arrested at the Rinas roundabout for...
Villages are facing one of the most serious demographic cr...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Moscow is building a new missile defense complex near a re...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
The United Nations estimates that up to 6.76 million peopl...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Sunday, one US dollar is bought for 82 lek and sold f...
The fishing sector has recorded a worrying performance dur...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
The insurance market is growing at a slower pace this year...