web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takime bilaterale dhe konferencë e përbashkët me Ramën/ Zbardhet agjenda e presidentit të KE-së në Tiranë

2026-06-01 21:29:00, Politikë CNA

Takime bilaterale dhe konferencë e përbashkët me Ramën/

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa do të mbërrijë nesër në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndmor. Sipas agjendës, Costa do të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj.

Më pas nga ora 11:15 – 12:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve. Në orën 12:15, presidenti i KE-së do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në agjendë përfshihet dhe një takim me studentë nga Kolegji i Evropës dhe Universiteti i Tiranës dhe Ambasadorët e Rinj.

Të nesërmen, të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t'u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, Kryeministrin në largim Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare.

Të enjten, më 4 qershor, Presidenti Costa do të takohet në Beograd me Presidentin Aleksandar Vuçiç, kryetaren e Parlamentit Ana Brnabiç dhe organizatat e shoqërisë civile. Turneu do të përfundojë në Mal të Zi, ku Presidenti Jakov Milatovic ka ftuar udhëheqësit në një darkë në Tivat për të festuar 20-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë së vendit.

Më 5 qershor, Presidenti Costa do të bashkëkryesojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Tema qendrore e këtij samiti është "Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor". /CNA





18:21 POLITICS

Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat për 35 vjetorin e P...

Lajmet e fundit nga