web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Negotiations with the EU/ Xhaçka: We are aware, challenges await us until membership

2022-07-19 17:36:00, Politikë CNA
Negotiations with the EU/ Xhaçka: We are aware, challenges await us until
Foreign Minister, Olta Xhaçka

The Minister of Foreign Affairs, Olta Xhaçka, spoke about the EU integration process during the analytical review of the legislation, after the opening of the negotiations.

Xhaçka said that the policy is important because the membership is ahead of a very demanding and challenging process.

She stated that despite the work done so far, she is aware that much remains to be done.

Full statement:

Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Por më duhet tu rrëfej se ndihem edhe e lehtësuar në të njejtën kohë që jam këtu sot. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve sepse ka pasur shumë momente kur kemi filluar të dyshojmë nëse kjo ditë do të vinte ndonjëherë. Ka qenë një sfidë e vërtetë, por gjithçka është mirë kur përfundon mirë.

Pra, ja ku jemi dhe e vlerësoj faktin që edhe Komisioni ashtu si ne, e ndjen nevojën urgjente për të vepruar dhe kompensuar kohën e humbur deri më sot. Gjithashtu përfitoj nga ky rast të falënderoj Komisionin për mbështetjen dhe angazhimin e tij gjatë gjithë këtij procesi të gjatë dhe nganjëherë edhe stresues.

Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut për suksesin që kanë arritur në një proces shumë të vështirë. Ne e kemi nisur këtë rrugëtim së bashku dhe mbetemi të përkushtuar për të bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin me praktikat më të mira, shkëmbimet profesionale, mbështetjen politike dhe teknike.

Ne kemi punuar shumë për të arritur në këtë moment historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë demokratike që nga ndryshimi i regjimit 30 vjet më parë. Ai mbetet një objektiv që gëzon mbështetje masive nga populli ynë.

Ka qenë forca shtytëse e transformimit të vendit tonë, frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik dhe ndonjëherë  edhe të dhimbshëm që ka pësuar Shqipëria këto 3 dekadat e fundit. Ky proces transformimi, modernizimi dhe evropianizimi me të vërtetë nuk ka lënë gur pa lëvizur. Ajo ka ndikuar në çdo aspekt të jetës në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që ne kemi një delegacion kaq të madh të pranishëm këtu, të përbërë nga përfaqësues të qeverisë, përgjegjës për të gjitha grupet dhe kapitujt negociues.

Sa i përket, përmbajtjes së procesit të shqyrtimit, do të prek shkurtimisht disa çështje. Me Komisionin kemi zhvilluar tashmë një proces të gjatë takimesh shpjeguese. Diskutimi i kapitujve në këto takime ka rezultuar shumë i dobishëm për përpjekjet tona për të bërë përparim të mëtejshëm në rishikimin e kapitujve dhe për t’u përgatitur për negociatat e anëtarësimit. Prezantimet e takimeve shpjeguese, së bashku me rekomandimet e institucioneve të Stabilizim Asociimit dhe të raporteve të Komisionit, kanë qenë udhërrëfyesi ynë:

1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian;

2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh – institucionet tona kanë kryer një analizë të plotë ligjore dhe administrative për çdo kapitull, me qëllim përgatitjen e prezantimeve tona se ku ndodhet Shqipëria me transpozimin dhe zbatimin e acquis;

3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit.

Ndaj, edhe pse e dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues, ne jemi gati, vendosmëria jonë është e palëkundur dhe  kemi punuar shumë. Në kontekstin e metodologjisë së re, për shembull, që vendos reformat themelore në qendër të negociatave të anëtarësimit, ne kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi që ka luajtur tashmë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit.

We are aware that much remains to be done. But the formal opening of negotiations restores credibility in the EU integration process and, together with it, generates extraordinary motivation and determination, which we are convinced will give the process a significant positive energy./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga